Deputeti demokrat, Tritan Shehu ka përkujtuar sulmin terrorist që goditi SHBA 21 vite më parë.
“11 Shtatori nuk duhet e nuk mund te harrohet kurrë! Më 11 Shtator u goditën vlerat universale te njerëzimit, zemra e tyre, ShBA-të. U goditën njerëzit, familjet, qytetarët në punën e jetën e tyre kudo në rruzull. Por, fatkeqësisht revanshi i të “keqes” po vazhdon. Prandaj gjithsecili, pavarësisht dimensioneve, duke kujtuar atë atentat monstruoz ndaj demokracisë, ata viktima qe punonin e jetonin veçse jetën e tyre, duhet te orientohet drejt principeve të vërteta.
Fatmirësisht ne shqiptarët, që i përkasim familjes europiane, jemi ne themel te kulturës, historisë e vlerave të saj, kemi një mundësi të madhe historike. Por me një kusht, të mos humbasim asnjëherë “yllin tone polar” Europën e Perëndimin, përndryshe rrezikojmë të biem përsëri në tragjeditë e kaluara. Vetëm kështu ne jo vetëm do të ndihmojmë veten tone, por do te japim një kontribut modest, edhe jashtë kufijve tanë, në mbrojtje të lirive e paqes. 11 Shtatori na kujton pikërisht atë që duhet të bëjmë.”
Lajmi kryesor: