Tritan Shehu: Shtetësia
me 100 mijë euro, gjetje

Tritan Shehu: Shtetësia <br />me 100 mijë euro, gjetje
TIRANE-Tritan Shehu, ish-ministër i Jashtëm, deputet i PD vlerëson propozimin për shtetësinë, në funksion të nxitjes së investimeve.
Berisha propozoi të ndryshojë dhënia e shtetësisë. Komenti juaj?
Po keqkuptohet kjo gjë, pasi s'do të thotë se ndërpritet procedura ligjore për dhënien e shtetësisë. Pra s'presupozon se do zbutet ligji dhe se s'do bëhet verifikimi për lidhje me terrozizmin, agjenturat, apo malavitën të atyre që kërkojnë të investojnë e të marrin shtetësinë shqiptare. Ligji ndryshohet për të thithur investimet, pasi janë baza e zhvillimit të ekonomisë së një vendi. S'mund të merret bardh e zi, duke presupozuar se ai që kërkon të pajiset me shtetësinë shqiptare, shkon në sportel dhe merr pasaportën shqiptare, pa asnjë lloj verifikimi.
Pra është thjeshtë një formë për tërheqjen e investimeve?
Të gjitha këto janë forma për të tërhequr investimet. Pse sot që shtetësia jepet pa investuar 100 mijë euro s'ka depërtim të elementëve të paligjshëm në vend? Rreziku qëndron gjithnjë, prandaj do bëhen verifikimet sipas ligjit. Procedura të tilla ka në shumë vende, për tërheqjen e investitorëve, çka përbën një mënyrë për të realizuar qëllimin që është në tagrin e çdo vendi. Ndryshimi do diskutohet në komisionet e Kuvendit, ku do kërkohet bashkëpunimi dhe mbështetja e opozitës, e cila sigurisht që do të sjellë në Kuvend dhe propozimet e saj.
Mund të sjellë probleme të sigurisë ndryshimi i ligjit?
Kur isha unë ministër përmirësuam kuadrin ligjor të shtetësisë. Atëherë ishin momente stimuese për kosovarët, kryesisht në 92-97. Në atë moment përsekutimi në Kosovë, kishte shumë rëndësi stimulimi përmes shtetësisë për arsimin dhe sistemin shëndetësor të kosovarëve. Mund të kenë depërtuar elementë kriminalë sepse sistemi i sigurisë ishte ultë dhe kishte vështirësi verifikimi, pasi Shqipëria sapo ishte hapur ndaj botës. Shumë shpejt u vu në vijë dhe Shqipëria ka qënë kontribuar kundër çdo formë terrorizmi që atëherë.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri