TIRANE - Ish-kryetari i Partisë demokratike, njëherësh dhe ish-ministër i Jashtëm dhe anëtar i këshillit Kombëtar të kësaj partie, Tritan Shehu shprehet pro një bashkëpunimi sa më të gjërë mes të gjithë faktorëve dhe aktorëve politikë, të cilët janë të vendosur dhe të qartë në luftën opozitare kundër kësaj mazhorance të majtë.
Interesimit të gazetës “Shqiptarja.com” në lidhje me ftesat që janë nisur në drejtim të kreut të FRD Bamir Topi dhe kreut të Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, nga ana e kryetarit të ri të PD Lulzim Basha për një bashkëpunim efektiv opozitar, ai u shpreh pozitivisht. “Ajo që mund të them unë është se duhet të bashkëpunojnë të gjitha ato forca politike, politikanët, por dhe individët të cilët janë realisht të vendosur të bëjnë një luftë opozitare dhe të qartë ndaj kësaj mazhorance të majtë”, tha dje Shehu për gazetën tonë, duke shprehur dhe qëndrimin e tij për një zgjerim të aleancës së djathtë opozitare dhe me dy partitë të cilët në fushatën zgjedhore kanë hyrë si kundërshtare të Partisë Demokratike.
Ai ka nënvizuar faktin se rreth demokratëve, si forca më e madhe politike tashmë opozitare duhet të mblidhen të gjitha partitë të cilat aspirojnë për largimin e kësaj mazhorance dhe kthimin e së djathtës në pushtet. “Ky është qëndrimi im ndaj të gjithë atyre aktorëve dhe faktorëve politikë që mund të grumbullohen rreth PD në një bashkëpunim të frytshëm në funksion të një opozite të fortë dhe të qëndrueshme dhe në funksion të kthimit sa më shpejt të së djathtës në pushtet”, është shprehur anëtari i Këshillit Kombëtar dhe ish-kreu i PD.
Qëndrimi i tij është në të njejtën linjë me atë të kreut të PD Lulzim Basha, i cili është në përpjekje të forta për krjimin e një fronti opozitar sa më të gjërë, për të realizuar një opozitë të fortë ndaj të majtës së bashkuar që erdhi në pushtet me një rezultat shkatërrues në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, duke i dhënë fund qëndrimit tetë vjeçar në opozitë.
Basha ka dërguar negociatorët tek Topi dhe Spahiu, në mënyrë që këto dy parti politike, të cilat sëbashku në zgjedhjet e 23 qershorit morën rreth 50 mijë vota të jenë pjesë e koalicionit opozitar, duke hedhur tej të gjitha ndasitë dhe përplasjet që e kanë shoqëruar të djathtën në këto vitet e fundit, që solli dhe largimin e Topit dhe përplasjen me Spahiun.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 18.08.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com