Tritan Shehu: Vota në OKB pabesi,
duhet një lëvizje mbarëkombëtare 

Tritan Shehu: Vota në OKB pabesi,<br />duhet një lëvizje mbarëkombëtare <br>
Partia Demokratike vijon që të akuzojë qeverinë për votën në OKB kundër SHBA. Deputeti Tritan Shehu shprehet se vota ka cënuar rëndë interesat e Shqipërisë, Kosovës, shqiptarëve në Maqedoni, Mal të Zi, Serbi e kudo ku ata jetojnë.

Ai thotë se vetëm nga një lëvizje e madhe mbarëkombëtare mund të ç’bëhet kjo e vërtetë tragjike.

STATUSI I TRITAN SHEHUT
“Shtetet e Bashkuara do ta kujtojne kete dite ne te cilen u vecuan per tu sulmuar ne Asamblene e Pergjitheshme per vete aktin e ushtrimit te te drejtes si vend sovran.

Ne do ta kujtojme kete dite kur......shume vende te vijne te na kerkojne, sic bejne aq shpesh, qe te paguajme akoma me shume dhe te perdorim ndikimin tone ne dobi te tyre.” tha se fundmi Ambasadorja amerikane ne OKB, Zj. Halej.

Mbas kesaj deklarate nuk besoj se ka me dyshime per pergjigjen e pyetjes: “A do te konsiderohet nga ShBA vota jone absurde ne Asamble si nje vote kunder vete atyre?”

Nga askush tjeter pervecse ShBA-ve mund te vije kjo pergjigje.

Dhe kjo pergjigje ka ardhur perseri e qarte prej tyre, ashtu sic dhe ishte paralajmeruar.

Pavaresisht kjo demagogjive te atyre qe per aventurizem, “lidhje a dashuri” te tjera, nuk deshen e nuk duan ta “kuptojne” kete, duke cenuar keshtu rende interesat e Shqiperise, Kosoves, shqiptareve ne Maqedoni, Mal te Zi, Serbi e kudo ku ata jetojne, ky tashme eshte nje fakt i hidhur per ne.

Kjo e vertete tragjike nuk mund te cbehet nga disa “avokete” te qeverise, por vetem nga nje levizje e madhe mbarekombetare. Te besh nje mik te madh nuk ndodh as lehtesisht e as me shpejtesi, por ta humbesh ate mund te mjaftoje vetem nje cast ku tregon mosmirenjohje a pabesi.

dy.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shkëlqejnë Rajka e Luiza Gega, mbahet Kupa e Republikës në atletikë! Presidenti Stërmasi: Fituesit shkojnë në Ballkaniadë

Shkëlqejnë Rajka e Luiza Gega, mbahet Kupa e Republikës në atletikë! Presidenti Stërmasi: Fituesit shkojnë në Ballkaniadë