'Tritani Don Kishot dhe Dasho Aliko Sanço Panço', plas sherri edhe në PD-në e Gjirokastrës: Fundërrinë e ricikluar e Ramiz Alisë

'Tritani Don Kishot dhe Dasho Aliko Sanço Panço', plas sherri edhe në PD-në e Gjirokastrës: Fundërrinë e ricikluar e Ramiz Alisë

Pas humbjes së 25 prillit ka pasur përçarje të degëve të Partisë Demokratike në rrethe. Së fundmi e radhës ka qenë ajo e Gjirokastrës ku Roland Bejko është përplasur me Tritan Shehun dhe Dasho Alikon. Ai i konsideron si Don Kishoti dhe Sanço Panço, dy personazhe komik të përjetësuar nga gjeniu i letrave Miguel de Servantes.

Edhe më herët Roland Bejko, i cili nuk mundi të marrë një mandat ka zbardhur prapaskenat e fushatës në Gjirokastër, ku akuzonte të tijët se ishte bërë anti-fushatë nga vetë demokratët në mënyrë që të mos votonin atë, ku akuzat i hidhte për Tritan Shehun.

Më poshtë reagimi i tij:

Don Kishoti dhe Sanço Pançua po vërdallisen kot në oborrin e Dulqinjës plakë për pak më shumë legjitimitet moral. 

Ismail Kadare ka thënë diku se krimi ka tri kohë:

(i) Pregatitja e krimit, (ii) ekzekutimi i krimit, dhe (iii) fshehja e tij.

Don Kishoti dhe Sanço Panço që njohim, të Servantesit ishin naivë, jo budallenj.

Ndërsa Don Kishoti dhe Sanço Panço të këtij shekullit tonë nanoteknologjik, janë shndëruar në shejtanë- budallenj, por dhe agresivë. Ngaqë nuk kuptojnë seç bëjnë, ata tashmë janë në fazën e tretë të asaj që thotë Kadare.

Por, kthimi në vendin e krimit me dhurata e komplimenta, nuk e fsheh dot atë, kështu që faji maiset edhe më shumë kur përpiqen ta mbulojnë me jorganin e pafajësisë dhe të qetësisë atë, sikur s’ka ndodhur asgjë.

Plagën e hapur nga armiku, me kalimin e kohës e shëron vetë koha, por si t’ia bësh plagës së hapur nga yti, e që e bërë gojë vazhdon të ulërasë se nuk gjen dot paqe?!

Te Hamleti, Shekspiri na ka dëshmuar se shpirti i njeriut të vrarë pabesisht, se gjen dot paqen as në atë botë pa shkuar e drejta në vend…

Por, rini të qetë, pa merak.Së shpejti do ta dëgjoni oshëtimin e ulërimës së shpirtit që s’gjen paqe nga padrejtësia dhe pabesia sa në Malin e Gjerë e në Çajup, sa në Sopot e në Bureto, sa në Nemërçkë e në Kurvelesh.

Do tundet vendi nga oshëtima!

O budallenj, vërtet menduat se më vratë moo? Po unë jam Roland Bejkua mor të mjerë, që si student 21 vjeçar nuk më ra nër mend as Partia e Punës dhe as Sigurimi i Shtetit, por i çova peshë shokët e mi kundër diktaturës në Gjirokastër, jo më të pyes për fundërinat që la pas Ramiz Alia, të ricikluar nga grupet e interesit, dhe oligarkët e ilaçeve si tregëtarë të aspiratave të gjeneratave të reja për 30 vite me rradhë!

Po çfarë besoni mor? Besoni vërtet se paraja dhe dhuratat blejnë gjithçka?! Gaboheni! Postin mund ta bleni me para, por legjitimitetin moral, kurrë!

Kuuurrrrëëë! Këtë fiksojeni mirë në mendje! Mos e harroni!

Të dashur miq.

E keni vënë re se si këto ditë Don Kishoti (që ka humbur kalin) dhe Sanço Panço (që i ka humbur gomari), po vijnë vërdallë me këmbë sa në një vend të krimit në tjetrin për të fshehur gjurmët e tij, për pak më shumë legjitimitet në oborrin e zbrazur të Dulqinjës plakë, tashmë?

Shikojini pak, shikojini si pozojnë qesharakët!

Janë duke shpërndarë arançata me duart e tyre, pafille me shkëlqim, dhe copa pasqyrash të thyera se kujtojnë se kanë përballë vetëm servila pushteti, injorantë dhe budallenj që t’i gënjejnë me këto çingla- mingla buzëqeshjesh, në shkëmbim të pak më shumë… Çfarë?

-Të pak më shumë LEGJITIMITET MORAL pra, se atë legalin e kanë, ua fali Partia si QOKË!

Po mirë që i shpërndajnë si dhurata këto paqyrat e thyera tek ata që s’kuptojnë çfarë ka ndodhur, po pse nuk marrin guximin e t’u hedhin një sy për të parë pak si duken në to fytyrat e tyre prej tradhtarësh të pabesë?!

Apo kanë frikë se mbi copat e thyera koka mund t’u duket si e Shrekut, dhe hunda si e Pinokut!

Nuk ka pasur ndonjëherë të gënjyer të përjetshëm në Gjirokastër! As budallenj që të mos ta kuptojnë si ndodhi, pse ndodhi, kush e bëri dhe pse e bëri krimin… Jo, nuk ka më aty as naivë të tillë. Aty të japun ujë me bishtin e lugës dhe se merr vesh fare si të ndodh që thyen hundët…

Bajram të gëzuar për gjithë njerëzit e mirë! Për të tjerët, e ka në dorë Zoti, për momentin.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasan: 13/05/2021 19:29

    I madh je Roland!

    Përgjigju
  • Kasap Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 13/05/2021 17:25

    O tritan preshi partia wc pd po shkon për lesh e përshesh se militojn plera si puna jote. E ky bandilli që krekoset si gjeli maj plehut roland bejko që thot u çua kundër partis së sumës kur ishte 21 vjeç ky të hante mutin se partis së sumës i ran patkonjt e ngriti këmbët nga djelli. Se po të mos i kishin rë patkonjt partis së sumës roland bejko me shok të hante mutin .

    Përgjigju
  • fadili: 13/05/2021 17:15

    Roland Bejko... Je I Madh....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Oriola Marashi s’lë vend për imagjinatë, ‘çmend’ rrjetin me fotot provokuese në pishinë

FOTOT/ Oriola Marashi s’lë vend për imagjinatë, ‘çmend’ rrjetin me fotot provokuese në pishinë