Një shpërthim ka ndodhur në qytetin e Vlorës orët e para të mëngjesit pasi është vendosur një eksploziv një automjet në lagjen “10 Korriku”. Mjeti tip “Audi” është në pronësi të një 64 vjeçari S.B.
/Shqiptarja.com
Nuk ka të lënduar, ka vetëm dëme materiale. Mjeti i 64 vjeçarit ka qenë i parkuar pranë banesës së tij dhe ka dëmtime në pjesën e përparme.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.
[gallery]25395[/gallery]
Redaksia Online
A.Gj/Shqiptaria.com

VIDEO









