Tronditet Vlora, tritol në automjet pronarit të gurores, plagoset rëndë 48-vjeçari (VIDEO)
Agron Alushaj po nxirrte automjetin tip "Benz" nga lavazhi, kur shpërtheu lënda plasëse që ishte vendosur në pjesën e prapme të makinës. Ka dëmtime të rënda në gjymtyrë e fytyrë.
VLORE - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në lagjen "Kushtrim" të Vlorës. Një makinë ka shpërthyer rreth orës 16:35 si pasojë e një lënde plasëse eksploziv, pranë një karburanti.
Drejtuesi i mjetit tip "Benz" me targa AA 703 MG po dilte nga lavazhi, kur ka rënë pre e sulmit të paramenduar. Report Tv raporton se personi i lënduar është Agron Alushaj, 48 vjeç, pronar i një guroreje në Drashovicë. I lënduari ndodhet në sallën e reanimacionit të Spitalit Rajonal Vlorë, nga ku mësohet se ka dëmtime të rënda në gjymtyrë e fytyrë.
Sipas hetimeve paraprake, lënda shpërthyese është vendosur në pjesën e pasme të automjetit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e mëtejshëm të rrethanave.
Automjeti ku shpërtheu lënda eksplozive
Pas shpërthimit të tritolit, Vlora nuk gjeti qetësi mbrëmjen e kësaj të premte pasi një tjetër ngjarje u regjistrua në qytetin bregdetar. Në lagjen "Pavarësia" u raportua për të shtëna me armë zjarri, por fatmirësisht pa të lënduar. Mësohet se janë dëgjuar tre të shtëna arme zjarri. Në vendin e ngjarjes policia gjeti gëzhoja, ndërsa vijon puna për identifikimin e autorit.
Erdhi perseri 1997-ta.
Përgjigjudale dale ku do mbaje
PërgjigjuPoshte lsi