Tritol banesës së kryepolicit
Autori kapet nga kamerat
| | 

Tritol banesës së kryepolicit<br />Autori kapet nga kamerat <br /> |  | 
TIRANE- Një sasi eksplozivi është vendosur në derën e jashtme të banesës së nëndrejtorit të policisë së Tiranës, Dorian Muça.

Lënda plasëse ka shpërthyer rreth orës 02: 40 minuta të mëngjesit të sotëm, 8 dhjetor, në katin e 7-të pallatit ku banon nëndrejtori i Policisë së Tiranës, në kryqëzimin e rrugëve “Ndre Mjeda“ me rrugën “Frosina Plaku’ në Tiranë. Apartamenti ndodhet përballë shkollës "Naim Frashëri". Në momentin e shpërthimit Muça ka qenë në banesë bashkë me familjen e tij. Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar në njerëz, vetëm dëme materiale. Gazetarja e shqiptarja.com raporton se nga shpërthimi janë dëmtuar dyer dhe dritare. Muça, prej afro një viti ishte emëruar si numri dy i policisë së kreyqytetit, ndërsa më parë mbante postin e shefit të komisariatit nr 1.  Ai ka qenë i pranishëm në të gjithë ngjarjet e ndodhura në territorin e Tiranës, dhe ka marrë pjesë në arrestimin e personave me precedentë të shumtë penalë.

POLICIA ZBULON DETAJE TE TJERA MBI SHPERTHIMIN
Policia e Tiranës ka lëshuar disa detaje të tjera të rëndësishme mbi shpërthimin në shtëpinë e Doria Mucajt. Sipas burimeve zyrtare të policisë është deklaruar se personi që ka vendosur eksplozivin është kapur nga kamerat e shtëpisë së nëndrejtorit të policisë.

POLICIA: AUTORI KA LENE GJURME, 20 TE SHOQERUAR
Burime të sigurta nga policia thanë për "shqiptarja.com" se autori ka lënë prova për tu bërë i mundur identifikimi i tij. Mbi 20 persona, kontingjentë kriminalë janë shoqëruar në polici, si persona të dyshuar që mund të kenë vënë eksplozivin. Ndërkohë që po punohet për zbardhjen e pamjeve të filmuara nga kamera e sigurisë e cila ishte instaluar në hyrje të pallatit. Hetimet kanë nisur nga komisariati nr 2, 3 dhe drejtoria e policisë së Tiranës.

HETIMI, PISTA KRYESORE DETYRA E ZYRTARIT TE POLICISE
Pista kryesore e hetimit është ajo për shkak të detyrës si nëndrejtor për hetimin dhe parandalimin e krimit në Policinë e Tiranës. Strukturat më të larta të policisë së kryeqytetit ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur autorët e këtij shpërthimi. Rreth orës 09: 20 minuta në banesën e  Dorian Muçës ka mbërritur vetë zv prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme i Krimeve të Rënda, Kosta Beluri. Një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ekepertë më të mirë xhenier, të luftës kundër Akteve Terroriste, Specialitë të hetimit të krimit, duke bashkëpunuar ngushtë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, aktualisht po kryejnë veprimet hetimore dhe proceduriale.

ZV DREJTORI I POLICISE JEP DESHMINE
Dorian Muça ka dhënë dëshminë e tij mbi ngjarjen, si  ka ndodhur shpërthimi dhe dyshimet se kush mund të kenë qenë autorët e tij. Kamera e sigurisë e vendosur në portën hyrëse të pallatit është një gur i mirë në dorë të hetuesve, pasi ajo mund të ketë filmuar dhe personat që kanë vënë eksplozivin.

NISHANI MBLEDH NE TAKIM URGJENT DREJTUESIT E POLICISE
Shpërthimi në banesën e një zyrtari të lartë, që merret me hetimin e krimeve dhe zbardhjen e vrasjeve e të organizatave kriminale, ka mbledhur në një takim urgjent ministrin e Brendshëm Bujar Nishani, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Hysni Burgaj dhe nëndrejtorët e Krimeve të Rënda në policinë e Shtetit. Takimi ka nisur rreth orës 12.30 minuta dhe po zhvillohet në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

DEMTOHEN BANESAT E DY KATEVE
Shpërthimi ka qenë i fuqishëm sa janë dëmtuar dritaret dhe dyert e banesë së zv drejtorit të policisë së Tiranës, të banesës përballë , në të njëjtin kat të apartamentit por dëmtime ka pasur dhe në banesat e një kati më poshtë. Në laboratorin e policisë shkencore po kryen analizën kimike të lëndës eksplozive për të përcaktuar dhe llojin si dhe sasinë. Për arsye hetimi, që prej orëve të para të mëngjesit policia ka bllokuar me shirita zonën ku ndodhet pallati
ndodhet pallati.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Plas sherri mes Arta Kabashit dhe Bardhit, reagon e motra e këngëtares: O Bardhosh, ke rënë në këtë nivel

Plas sherri mes Arta Kabashit dhe Bardhit, reagon e motra e këngëtares: O Bardhosh, ke rënë në këtë nivel