Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ku ka dërguar në spitalin e Gjirokastrës të lënduarin 34 vjeçarin Gentian Litin i cili pas mjekimit është rikthyer në banesë.
Në momentin e shpërthimit, të pestë anëtarët e familjes Liti, kanë qenë në brendësi të banesës dhe fatmirësisht askush prej tyre nuk kanë pësuar asnjë dëmtim fizik, përveçse disa gërvishtje në kokë të djalit të shtëpisë Gentianit që mendohet se ka qenë edhe targeti i atentatit me tritol.
Policia ka marrë në pyetje të dëmtuarin, anëtarët e tjerë të familjes Liti, si dhe komshinj. Pista e vetme ku heton grupi hetimor i ngritur me këtë rast, është ajo e një konflikti mes Gentian Litit dhe personave të tjerë të dyshuar që përbëjnë sekret hetimor.
Sasia e lëndës shpërthyese mendohet të ketë qenë gati 100 gram, ndërkohë që oshëtima e shpërthimit u dëgjua gati 1.5 km larg
Në korrik të 2013 automjeti i Gentian Litit ishte shënjestër e lëndës plasëse ndërkohë që askush në atë periudhë autori i vendosjes së tritolit nuk u gjend
Njoftimi i policisë:
Gjirokastër.
Informacion Paraprak.
Rreth orës 23:45, njoftohemi se në hyrje të banesës së shtetasit A.L, në lagjen “Dunavat i Dytë”, Gjirokastër, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse.
Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi G.L, 34 vjeç,(i biri i shtetasit A.L), si dhe dëmtime materiale të banesës. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO









