Tritol kryepolicit Muça
dyshimet mbi “Shullazin”

Tritol kryepolicit Muça <br />dyshimet mbi “Shullazin”
TIRANE- Pas hetimeve paraprake policia ka ngritur dy shimet tek grupi i Shullazit. Kjo pistë ka ardhur si pasojë e arrestimit që i është bërë Emiljano Shullazit një muaj më parë për veprën penale të armëmbajtjes pa leje. Aktualisht hetuesit thanë se nëndrejtori është kërcënuar jo në mënyrë të drejtëpërdrejtë, por të nënkuptuar nga personi në fjalë. Dorian Muça ka qenë një nga personat që ka asistuar në marrjen në pyetje ndaj Shullazit. Panvarësisht se ai ndodhet në burg, policia ngre dyshimet se tritoli mund të jetë vendosur nga grupi i tij. Nga zbardhja e kamerave u pa se autori ishte rreth 26-30 vjeç i veshur me një xhup të zi, në kokë mbante një kapuç të bardhë, dhe një shall të zi, me të cilin mbulonte herë pas here fytyrën. Ky person ishte ngjitur nëpërmjet ashensorit dhe me vete mbante në dorë një kuti detergjentesh "Deka" në të cilën kishte fshehur dhe sasinë e lëndës plasëse. Ka hipur në katin e pestë dhe poshtë derës kryesore të Dorian Muçës ka vendosur afërsisht 400 gram tritol. Ai ka pasur dhe një fitil në dorë, që ka sjellë përçimin e zjarrit që ka sjellë më pas shpërthimin. E gjithë proçedura e punës së tij zgjati 6 minuta. Më tutje ai është larguar, ndërsa ka harruar dhe me gishin e madh ka shtypur ashensorin, duke lënë disa gjurmë gishtash. Nga pamjet filmike është vënë re se autori ishte i mbuluar në pjesën e fytyrës me kapuç dhe me shall, ndërsa kokën e mbante poshtë, duke mos parë sipër ashensorit, ku ishte instaluar dhe kamera e sigurisë. Autori është ngjitur deri në katin e 7 të duke përdorur ashensorin e pallatit dhe pasi ka vënë lëndën shpërthyese është larguar sërish po me ashensor. Nga pamjet filmike është mësuar se, autori i shpërthimit ishte treguar shumë i kujdesshëm në fshirjen e disa prej gjurmëve ku mendohej se i kishte lënë. Gjatë gjithë kohës, i riu, autor i këtij krimi të rëndë i ka kthyer shpinën kamerave duke mos e shfaqur asnjëherë kokën. Kjo gjë vështirësoi disi punën e policisë për të dalluar plotësisht figurën e tij. Autori ka zbritur me shpejtësi tre shkallët e fundit dhe është nisur nga pas pallatit i vetëm, në këmbë, pa pasur asnjë mjet për të lëvizur. Sipas policisë ecja në këmbë ka qenë e qëllimtë për të gjetur mundësi manovrimi dhe të fshihej nëpër pallate. Pas alarmimit kur të gjithë ishin të fokusuar për të parë vendin e ngjarjes dhe për të nisur hetimet, autori mund të ketë pasur më tepër hapsira për tu zhvendosur në destinacionin final.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Plas sherri mes Arta Kabashit dhe Bardhit, reagon e motra e këngëtares: O Bardhosh, ke rënë në këtë nivel

Plas sherri mes Arta Kabashit dhe Bardhit, reagon e motra e këngëtares: O Bardhosh, ke rënë në këtë nivel