SHKODER- Persona ende të paidentifikuar kanë hedhur në erë një pjesë të linjës hekurudhore Vorë- Shkodër.

Policia deklaron se sasia e tritolit është vendosur në në fshatin Murqinë të Krujës mbrëmjen e së shtunës. Nga shpërthimi është dëmtuar një pjesë e linjës hekurudhore, për pasojë është paralizuar edhe kalimi i trenave në këtë hekurudhë.

Policia po punon për të zbardhur autorët e shpërthimit, ndërkohë që punonjësit e Drejtorisë së hekurudhës po punojnë për riparimin e dëmit.