SARANDE - Tritol makinës së ish-shefit të Urbanistikës së Sarandës. Është kjo ngjarja e ndodhur një orë pas mesnate, në lagjen numër 1 të Sarandës. Haxhi Musai, ka qenë në krye të Urbanistikës së Bashkisë qytetit të Sarandës në vitet 2000-2003.
Sipas policisë sasia e tritolit të vënë gjatë natës është plot 200 gramë. Po sipas uniformave blu, bëhet e ditur se si pasojë e shpërthimit është shkatërruar plotësisht makina e Musait.
Policia ende nuk është vënë në gjurmët e autorëve, ndërsa sipas deklaratave nga dëshmitarë të rastit, mendohet se kanë qenë dy persona. Po sipas këtyre dëshmive, pasi kanë vënë tritolin në fuoristradën e Musait, autorët janë larguar në drejtim të lagjes numër 3 në afërsi të portit të Sarandës, me një automjet të vogël.
Burime pranë policisë shprehen Musai ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt dhe së ngjarja mund të lidhet më detyrën si përfaqësues i këshillit bashkiak në bordin e ujësjellësit ose me detyrën e tij të mëparshme si drejtor i urbanistikës në këtë qytet.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com