Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje (9 tetor) në Bathore. Rreth orës 05:05, persona ende të paidentifikuar kanë vendosur një sasi lënde të dyshuar plasëse në murin rrethues të banesës së 55-vjeçarit Xhelal Kurti, në lagjen nr. 1.
Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale në murin e banesës dhe në makinën e djalit të 55-vjeçarit, e cila ishte parkuar pranë derës.
“Më datë 09.10.2026, rreth orës 05:05, në lagjen Nr. 1, Bathore, është vendosur në murin rrethues të banesës së shtetasit Xh. K., rreth 55 vjeç, një sasi lënde e dyshuar plasëse, e cila ka shpërthyer.
Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale në murin rrethues të banesës dhe në një automjet të parkuar pranë derës së saj, në pronësi të djalit të 55-vjeçarit”, njoftoi Policia.
Policia po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar e kapur autorët.









Komente
Komento