VLORË- Një 36-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në ballkonin e banesës së tij. Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili raporton se i plagosuri është 36-vjeçari i identifikuar se Eljus Thartori. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "10 Korriku" në qytetin e Vlorës, e ndërsa referuar deklaratës zyrtare të policisë, nuk janë ende të qarta rrethanat e ngjarjes. 36-vjeçari është dërguar në spital, nga ku bëhet e ditur se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Thartori, ka qenë mësues i edukimit fizik të shkollës 9 vjeçare “Teli Ndini” në Vlorë, ndonëse ka qenë i dënuar për vrasje, por Drejtoria Arsimore e Vlorës nuk ka verifikuar dokumentacionin e tij dhe as i ka kërkuar që të sjellë dëshminë e penalitetit, duke mos e penguar atë që të jap mësim për 8 vite.

Rasti i tij u bë i njohur, pasi në një emision investigativ, ai u filmua duke luajtur me letra në klasë me nxënësit dhe i mësonte këto të fundit që të ofendonin drejtoreshën e shkollës. Mësuesi Eljus Thartori është dënuar me 10 vite burg për akuzën e vrasjes me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.

Eljus Thartori

Foto nga vendi i ngjarjes