KRUJE - Në më pak se dy muaj nga denoncimi i skandalit të vjedhjes së tritolit në depot ushtarake të fshatit Nojë të Krujës, në prangat e policisë ka rënë një tjetër ushtarak pas prangsojes në nëntor të Adem Hasanit i cili shërbente si magazinier në depot ushtarake.

Me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda në pranga ka rënë ushtari profesionist Lulëzim Mesi i cili shërbente në depot e Malësisë së Krujës ku sipas një denoncimi të bërë nga Ministria e Mbrojties aty janë vjedhur 12 mijë kallëpe tritol.

A1 Report ka mundur të mësojë nga burime pranë grupit hetimorë se prangosja e ushtarakut dy vëllezërve të tij dhe një të afërmi të tyre nga Vlora është bërë e mundur pas infiltrimit të një agjenti të kamufluar si klient ku grupi kriminal i vëllezërve mesi këmbenim një kallëp tritol me 400 euro.

Të njëjta burime konfirmuan se 2000 kallëpet e tritolit sekuestruar bandës kriminale drejtuar nga ushtari profesionist Lulëzim Mesi, i përkasin tritolit të denoncuar si të vjedhur nga depot e Nojës.

I pyetur nga A1 Report në dalje të gjykatës së Krujës Adem Hasani do të deklaronte se e vërteta e vjedhjes së tritolit do të dilte shumë shpejt, 

Pas dëshmisë së Hasanit për hetuesit e krimeve të rënda janë përgatitur dhe 10 urdhër arreste për persona të dyshuar si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, persona të cilët janë kryesisht ish-ushtarakë të depove të Nojës.

Prej muajit tetor 2014 në zonën ndërmjet Fushë-Krujës e Malësisë së Krujës në kufi me Qaf Shtamën Policia e Shtetit ka bërë mbi 12 operacione për sekuestrimin e municioneve luftarake dhe arrestimin e trafikantëve, por ende kjo zonë mbetet ndër më problematiket përsa i përket tregtimit të eksplozivëve.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)