TIRANE- Teksa është identifikuar në Vlorë pronari i kartës telefonike që u gjet në telefonin bombë vendosur poshtë makinës së prefektit Besnik Dervishi, Policia e Shtetit,kanë rënë në gjurmët edhe të personit që posedonte aparatin celular.
Nëpërmjet numrit të IMEI-t, të telefoni tip “Samsung”, janë kryer disa verifikime dhe është arritur në konkluzjonen se telefoni tashmë i sekuestruar si provë, i përket një personi nga Tirana. Ky shtetas është shoqëruar në polici dhe është marrë për disa orë në pyetje, ndërkohë që një grup agjentësh kanë shkuar në banesën e tij,duke kryer kontroll të imtësishëm por pa arritur të gjejnë prova që do i shërbenin hetimit.
Në dëshminë e tij pronari i telefonit ka treguar se telefoni përdorej prej muajsh, i cili më 6 dhjetor e kishte shitur në tregun e zi që ndodhet pranë zyrave qëndrore të postës. Gjatë marrjes në pyetje, i riu ka shpjeguar se nuk i kujtohej blerësi i telefonit në tregun e zi. Ai ka treguar se kishte blerë një telefon tjetër të përdorur, pasi kishte shtuar një shumë parash. Sipas burimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda numri i telefonit i vendosur në këtë celular, rezulton i riaktivizuar më datë 4 dhjetor, 9 ditë para ngjarjes. Aktualisht anëtarët e grupit hetimor po kryejnë verifikime për vendin e riaktivizimit të telefonit dhe qelizat e lëvizjes së tij, pasi këto të dhëna mund t’i dërgojnë prokuroret tek përgjegjësit e atentatit të mbetur në tentativë.
Ndërkohë karta e telefonit, sipas hetimeve i përkiste një personi nga Vlora, i cili me herët ka deklaruar se kishte 3 vjet që nuk e përdorte numrin. Karta është riaktivizuar nga kompania telefonike me datë 4 dhjetor, 9 ditë para se të gjendet poshtë makinës së Dervishit. Tashmë hetimet e prokurorisë, janë përqendruar edhe në Tiranë edhe Vlorë. Telefoni me sainë 200 gramë tritol C4, u gjet nga efektivi i Gardës së Republikës Petrit Doka, poshtë makinës së prefektit të Vlorës Besnik Dervishi, i cili po tentonte të hynte në oborrin e kryeministrisë.
Shkrimi u publikua sot (25.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com