TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka dënuar me forcë sulmin ndaj prokurorit Albert Kuliçi. Në një reagim të shkurtër, kreu i shtetit shkruan se duhet një hetim dhe ndëshkim për autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë, për të shmangur përsëritjen e akteve të tilla ndaj njerëzve të drejtësisë.

"Dënoj me forcë sulmin ndaj prokurorit Albert Kuliçi! Kërkohet hetim dhe ndëshkim për autorët! Askush të mos guxojë të verë dorë ndaj njerëzve të ligjit", shkruan Meta.

Postimi i plotë i presidentit Meta

Mëngjesin e sotëm, prokurorit të Gjykatës së Vlorës, Albert Kuliçi iu vu tritol në makinë. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka patur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Dyshohet të jetë një paralajmërim për prokurorin e 'çështjeve të nxehta' si falsifikimet e pronave dhe krimi financiar, i cili hetuar dhe çuar në gjykatë një sërë dosje penale, përfshirë këtu dhe ish-kryebashkiakun e Vlorës Shpëtim Gjika