BURREL- Ende nuk ka autorë dhe as motiv për tritolin e vendosur në banesën e shefit te Krimeve të Rënda në Burrel, Sami Neli, por grupi hetimor i ngritur për ngjarjen ka siguruar prova e dëshmi të shumta, mbi bazën e të cilave pritet të zbardhet shumë shpejt ngjarja. Burime të policisë së Burrelit kanë deklaruar se ka të dhëna të sigurta se krimi është kryer për shkak të detyrës që kryen Neli.
Cakmak, cigare si dhe gjurmë të autorëve janë disa nga provat që kanë siguruar uniformat blu në vendin e ngjarjes. Ekspertiza e këtyre provave në laboratorin kriminalistik pritet të sjellë të dhëna të tjera për autorët e dyshuar. Dyshimet e para të policisë bien mbi të afërm të personave të arrestuar kohët e fudnit në Burrel. Një sasi e konsiderueshme tritoli u hodh pranë banesës së shefit të Krimeve të Rënda, në Burrel Sami Neli. Fatmirësisht nuk pati viktima, vetëm dëme materiale.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com