Shpërthimi i tritolit pranë një dyqani në rrugën demokracia në Bathore ka lidhje me hakmarrjen.

Policia e Tiranës dyshon se shkak i vendosjes së tritolit pranë një dyqani në pronësi të familjes së Gazmir Dacit, kanë të bëjë konfliktet e një viti më parë. Kjo për faktin se familja Daci ka një konflikt me fqinjët e tyre, familjen Kolaveri. 

Në 4 nëntor të 2015-s Gazmir Daci qëlloi me pistoletë në Kamëz në drejtim të Valmir dhe Robert Kolaveri. Nga ngjarja mbeti i vrare 27-vjeçari Valmir Kolaveri. Gazmir Daci u arrestua një muaj më pas në një hotol pranë Vorës.

Konflikti mes djemëve të familjes Daci dhe Kolaveri e ka orgjinën në Francë. Mendohet se dy vllezërit Kolaveri dhe Gazmir Daci, i njohur edhe si Elton Daci bënin transpotin e paligjshëm të refugjatëve nga Franca në Angli. Por prishja e pazareve ka sjellë edhe konfliktin mes tyre, duke bërë më pas që Gazmir Daci t'i bëjë atentat dy vëllezërve në Kamëz.

Familja Daci për vendosjen e tritolit ka akuzuar në mënyrë direkte familjen kolaveri. 4 anëtarë të kësaj familje janë shoqëruar ditën e djeshme në Polici, por janë liruar më pas për mungesë provash. Kjo është hera e dytë që dyqanit të familjes Daci i vendoset tritol, por deri më tani janë shënuar vetëm dëme matriale.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com