Një shpërthim tritoli ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën ‘Demokracia’ në Bathore.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se shpërthimi ka ndodhur pranë dyqanit të Gazmir Dacit, i cili ndodhet aktualisht në burg pasi është i dyshuari kryesor për vrasjen e Valmir Kolaverit.  Për këtë arsye familja Daci ka akuzuar familjen Kolaveri.

Policia ka shoqëruar ditën e sotme në Komisariat anëtarët e familjes Kolaveri por i ka liruar pas disa orësh për mungesë provash.

Pista kryesore për të cilën po heton policia është hakmarrja. 

Shkak i konfliktit mes dy familjeve është një përplasje mes Gazmir Dacit dhe Valmir Kolaverit si pasojë e të cilit mbeti  vrarë ky i fundit. 


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)