Triumfon edhe Romela Begaj në
Kazakistan, e artë në shkëputje

Triumfon edhe Romela Begaj në<br />Kazakistan, e artë në shkëputje
KAZAKISTAN - Shqipëria triumfon sërish në kampionatin Botëtor të Peshëngritjes në Kazakistan duke ngritur për herë të dyte flamurin kuqezi mes shumë vendeve pjesëmarrëse. 

Romela Begaj fitoi medalje të artë në stilin e shkëputjes, duke lënë pas vetes peshëngritëse me emër në arenën ndërkombëtare. Begaj ngriti 113 kilogramë në kategorinë 63 kg, duke lënë pas garuesit e tjerë. Begaj ngriti 108 kg në provën e parë, dështoi në të dytën me 113 kilogramë dhe në të tretin arriti të triumfojë në kampionatin botëror të peshëngritjes që po zhvillohet në Almati të Kazakistanit.

Më tej Begaj ka bërë provat për stilin e shtytjes, dygarësh. Në provën e parë tentoi të ngrinte 127 kg, por dështoi. Në provën e dytë 127 kg ia doli me sukses peshëngritësja kuqezi. Begaj ka shkëlqyer edhe në provën e tretë, kur ka ngritur shtangën me peshën 132 kg.

Në dygarësh, ajo ka ngritur 245 kg, duke u renditur në vendin e 7. Kjo renditje u kushtëzua nga rezultati në stilin e shtytjes, që është në rritje për Romelën, e cila arriti të kalonte me sukses me 132 kilogramë në shtangë.




romela

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë