Një tjetër shqiptar arrin të triumfojë jashtë vendit. Bëhet fjalë për Vedat Gashin, një nga kandidatët për asamblenë e Nju Jorkut. Ai ia ka dalë të triumfojë në garën e brendshme të Partisë së Pavarësisë në Nju Jork.
Gashi është mbështetur nga Partia e Pavarësisë.
Gashi është zëri i pavarur që kemi nevojë në një kohë kur komuniteti dhe kombi ynë janë shumë të ndarë . Ne duhet të zgjedhim drejtuesit që i vlerësojnë njerëzit mbi partinë.
Franc Mackay, kryetar i Partisë së Pavarësisë së Nju Jorkut
Gashi është avokat dhe vjen nga Kosova. Ai njihet si një aktivist i çështjeve kombëtare në SHBA.