Triumfon Ronaldo, shpallet fitues
i 'Topit të Artë' për 2014 nga FIFA

Triumfon Ronaldo, shpallet fitues<br />i 'Topit të Artë' për 2014 nga FIFA
Ronaldo është fituesi i “Topit të Artë” 2014. Portugezi bën dopietë radhazi dhe tripletë në karrierë. Sulmuesi i Realit të Madridit zhvilloi një edicion fantastik me Realin e Madridit duke fituar 4 trofe, Ligën e Kampionëve, Kupën e Mbretit, Super Kupën e Evropës dhe Kupën e Botës për klube.

Ronaldo në vitin 2014 ka shënuar 54 gola në 55 paraqitje për Realin dhe Portugalinë. Ronaldo nga 54 gola, 10 i ka realizuar nga penalltitë, ndërsa ka asistuar 18 herë dhe theu rekordin për më së shumtë gola të shënuar në Ligën e Kampionëve gjatë një edicioni me 17.
ronaldo
Ronaldo fitoi “Këpucën e Artë” për golat e shënuar në Europë, Spanjë dhe Ligën e Kampioneve. Ronaldo barazoi rekordin e Telmo Zarras dhe Alfredo Di Stefanos për më së shumë tre golësha të shënuar në La Liga.
ronaldo
Dështimi i vetëm i Ronaldos ishte Botërori i Brazilit, ku Portugalia nuk mundi të kalojë as fazën e grupeve. 
 	ronaldo
Në vendin e dytë u rendit Lionel Mesi, i cili dështoi me Barcelonën, ndërsa me Argjentinën arriti deri në finalen e madhe, por që fitoi  vetëm titullin si lojtari më i mirë i kampionatit, pasi shënoi katër gola. Mesi shënoi 46 gola në 59 ndeshje për klubin dhe kombëtaren, 7 ishin me penallti dhe 21 asiste.
 	ronaldo
Mesi theu rekordin e Raulit për golat në Ligën e Kampionëve dhe u bë golashënuesi më i mirë në “El Clasico” me 24 gola të shënuar dhe kampionatit spanjoll. Mesi ka katër tituj të “Topit të Artë” të fituar nga 2009-2012.
ronaldo
Podiumin e më të mirëve e plotësoi Mauel Nojer, i përfshirë për herë të parë treshen kandidate për të fituar “Topin e Artë”. “Gardiani” gjerman ka pësuar vetëm 40 gola në 56 ndeshje, gjatë 2014 nuk ka pësuar gol në 28 ndeshje duke fituar Botërorin me Gjermaninë, Ligën dhe Kupën me Bayernin.
ronaldo
Por duket se paraqitjen e mirë e ndoqi ‘mallkimi’ i faktit se është portier dhe se sytë e të gjithëve janë te ata që i shënojnë golat.Portieri i fundit që e ka fituar këtë trofe është Lev Yashin i Bashkimit Sovjetik në 1963.
 	ronaldo


Ronaldo: Do të barazoj Mesin
Pas marrjes së çmimit Ronaldo u shpreh "Falënderoj djalin tim dhe familjen time. Falëndëroj të gjithë ata që votuan për mua. Falënderoj Ancelotin, Presidentin e Realit të Madridit, Perez. Kemi fituar shumë në nivel skuadre dhe jam i lumtur që fitoj këtë trofe.
 	ronaldo
Është një motivim i madh për të vazhduar të punoj sikur kam bërë deri tani për të fituar tituj kolektivë dhe individualë. Nuk besoja se do ta fitoja këtë trofe 3 herë, por shpresoj të mos ndalem këtu, shpresoj të barazoj Mesin, ndoshta që vitin e ardhshëm” deklaroi ai.


Formacioni i 2014
FIFA ka shpallur formacionin më të mirë për 2014. Në portë nuk ka dyshim, Manuel Nojer duket se ka filluar dominimin, aq më tëper pas fitores së Kupës së Botës.

Në mbrojtje janë përzgjedhur Ramos, Lahm, Tiago Silva dhe David Luiz. Mesfusha më e mirë përbëhet nga Di Maria, Iniesta dhe Toni Kros.

Ndërsa në sulm Roben, Mesi dhe padiskutim golashënuesi më i mirë Ronaldo.
formacioni 2014
Foto të tjera

Joakin Lëv, trajneri më i mirë i 2014
Gjermani Joakin Lëv triumfon përballë Ancelotit dhe Simeones duke fituar çmimin e trajnerit më të mirë për vitin 2014. Lëv arriti që të fitonte kampionatin botëror që u zhvillua në Brazil me Gjermaninë me një paraqitje spektakolare.
lev
Pas dorëzimit të çmimit nga Otmar Hicfeld, Lëv shprehu falënderimet për vlerësimin. Ndërsa një tjetër gjerman, Ralf Kellermann u zgjodh trajneri më i mirë për femrat për 2014.

Çmimi Presidencial, fiton japonezi
Kagawa
Ndërsa çmimin presidencial nga FIFA e fitoi gazetari japonez, Hiroshi Kagawa.

Kosovari në ceremoninë e FIFA-s
Nuk kishte si të mungonte në ceremoninë e FIFA-s edhe një shqiptar. I riu nga Kosova që jeton një Zvicër Valdrit Pllana fitoi të drejtën për t'i bërë pyetje Ronaldos, Mesit dhe Robenit.
 
Pyetja e tij për Ronaldon, Roben dhe Mesin ishte: Cili është goli më i mirë që keni shënuar në karrierën tuaj?
kosovari fifa
Mesi u shpreh se goli më i mirë i tij ishte ai me kokë i shënuar në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester Unitedit, Roben zgjodhi golin e finales së Ligës së Kampionëve kundër Dortmundit. Ronaldo nuk u përgjigj në këtë pyetje, pasi koha ishte e limituar.

Çmimi “Fair Play” për Vullnetarët e FIFA-s
Organizimi më i lartë i futbollit botëror, FIFA iu akordoi çmimin të gjithë vullnetarëve që ndihmuan që të organizohen garat e FIFA-s nga kampionati Botëror i Brazilit dhe të gjithë eventet e tjera.
fifa

Çmimi “Pushkash” fiton James
 James Rodrigues fiton çmimin për golin më të bukur për 2014 me perlën e realizuar në kampionatin Botëror të Brazilit në sfidën përballë Uruguait.
james
Kolumbiani, tashmë pjesë e Realit të Madridit pas një stopimi të bukur më gjoks të sferës e lëshon drejt portës duke e ndalur në rrjetë. James la pas Vane Persin dhe Stephanie Roche.

James Rodriguez (42%)
Stephanie Roche (33%)
Robin van Persie (11%)

“Topi i Artë” për femra, fiton Kessler
Sportistja është shpallur nga FIFA fituese e “Topit të Artë” për femra. Lojtarja nga Gjermania ka triumfuar përballë dy kundërshtarev të saj duke rrëmbyer çmimin prestigjioz për 2014.
Nadine Kessler
d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Partiza arkivole

Edison Ypi: Partiza arkivole