Trofeu i parë në Spanjë
vendoset nga derbi i Madridit

Trofeu i parë në Spanjë<br />vendoset nga derbi i Madridit
SPANJË - Real e Atletik luajnë sot në “Santiago Bernabeu” aktin e pare e finales së Superkupës. Pas finales së Lisbonës, ku Reali e mposhti Atletikon në derbin e Ligës së Kampionëve vetëm pas kohës shtesë dhe mori kurorën e dhjetë në Europë, derbi i Madridit rikthehet në Superkupën e Spanjës. Sonte në “Santiago Bernabeu” skuadrat do të luajnë aktin e parë të kësaj finaleje, me skuadrën e Karlo Ançelotit që kërkon trofeun e dytë të sezonit dhe të katërtin e vitit pas Superkupës së Europës të fituar javën e kaluar ndaj Seviljes në Kardif.

Merkato
Vetëm një largim deri tani nga Reali (portieri Diego Lopez te Milani), ndërkohë që janë afruar Toni Kros, Hamez Rodrigez dhe portieri Kejlor Navas. Ndryshime të mëdha tek Atletiko e Simeones, nga e cila janë larguar sulmuesit Diego Kosta, David Vilja e Adrian, por edhe mbrojtësi Filipe Luis e portieri Tibo Kurtua. Të lartpërmendurit janë zëvendësuar nga Manxukiç, Grizman, Raul Himenez, Ansaldi e Oblak.

Lajmet e Fundit
Reali ka në dyshim Pepen dhe Garet Bejlin. Portugezi pritet të zëvendësohet nga Rafael Varan, ndërkohë që nëse uellsiani nuk do të jetë i gatshëm atëherë Rodrigez do të zhvendoset në treshen e sulmit dhe Ksabi Alonso do të marrë vendin e tij në mesfushë. Në portë do të luajë sërish Iker Kasijas.

Atletiko është pa Arda Turanin, i cili nuk e ka marrë ende veten nga dëmtimi në ije. Oblak në portë, Ansaldi në të majtë të mbrojtjes dhe dyshja Grizman-Manxukiç në sulm.

Fakte dhe Statistika
202 herë janë përballur këto dy skuadra në histori, me Realin që ka 106 fitore, Atletikon 49, ndërsa 47 janë barazimet. 345-256 kryeson Reali për sa i përket golave të shënuar.

Simeone thumbon
Në deklaratat e zakonshme para ndeshjes së parë nuk munguan sfidat në distancë nga trajnerët. Trajneri i Realit, Ançeloti u shpreh për rivalët se: “Atletiko ka ndryshuar pak, ka marrë lojtarë të rëndësishëm dhe nuk do ta ndërrojë stilin, prandaj do të jetë e vështirë të thyhet”. Ndërsa ai I Atletikos, Simeone foli në terma ekonomikë, duke thumbuar Realin: “Ne me 95 milionë euro morëm 8 lojtarë, ata me të njëjtën shumë vetëm 2”

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale