Që prej mijëra vjetësh festohet dhe përkujtohet në çdo vend të botës festa e Krishtlindjeve.
Kjo festë e cila përkon me datën 25 dhjetor, e pikërisht me lindjen e birit të zotit me lindjen e Krishtit nga e virgjëra Mari.
Krishtlindjet ose ndryshe "Kërshëndellat" apo "Kshnellat" festohet në mbarë botën, duke përcjellë gjithnjë mesazhet e shpresës, lindjes dhe shpëtimit që do të vinte nga biri i perëndisë.
Krishti lindi në një shpellë në Betlehem i rrethuar nga dele dhe kafshë të tjera dhe nga barinjtë e zonës duke përmbushur kështu profecinë e shkruar për të shumë më përpara se të vinte në këtë botë si i vdekshëm për të larë mëkatet e njerëzimit.
Por si lindi kjo festë?
Krishtlindja (edhe "Kërshëndellat" apo shkurt "Kshnellat" ndër besimtarët katolikë) është një festë fetare e krishterë. Të krishterët e festojnë çdo vit më 25 dhjetor ditëlindjen e Jezus Krishtit; në kishat e Lindjes festohet më 7 janar, për shkak të kalendarit Julian. Pas Pashkëve është festa më e rëndësishme për të krishterët.
Ditëlindja e Krishtit (24-25 dhjetori) është thjeshtë simbolike, dhe nuk është menduar të jetë data e vërtetë e lindjes se Tij. Rëndësia e ditës së Krishtlindjes nisi të rritet dalëngadalë pas kurorëzimit të Karlit të Madh në vitin 800, ditën e Krishtlindjes. Sot dita e Krishtlindjes kremtohet me shfaqjen e skenës së lindjes së Krishtit, pemën e Krishtlindjes, shkëmbimin e dhuratave dhe Kartolinave, familjen e bashkuar, dhe ardhjen e Shën Nikollës apo Plakut të Vitit të Ri në prag të Krishtlindjes apo mëngjesin e Krishtlindjes.
Por përveç anës spirituale dhe fetare festa e krishtlindjeve vjen në mbarë botën si një nga festat më të bukura dhe më të pëlqyera nga të gjithë. Përgatitjet për këtë festë nisin javë përpara se vigjilja e 25 dhjetorit të shënojë edhe kulmin e festimeve. Dhurata, ushqime të shumëllojshme, e gjithë familja e mbledhur rreth tavolinës duke ndarë urime dhe mesazhet për vit më të mbarë e më të mirë.
Megjithatë bota katolike dhe ajo ortodokse duket se kanë disa ndryshime sa i përket riteve festare. Besimarët katolikë festojnë vigjiljen e krishtlindjeve gjatë mbrëmjes së datës 24 dhjetor ndërsa sa i përket besimtarëve ortodoksë ceremonia zhvillohet gjatë paradites së datës 25 dhjetor .
Por cilat janë disa nga simbolikat kësaj feste? Cila është simbolika e bredhit të krishtlindjeve.
HISTORIA E PEMES SE KRISHTLINDJES
Pema e Krishtlindjes është një prani fikse në ditën e Krishtlindjes. Por cila është historia e saj? Si lindi tradita e zbukurimit të pemës së Krishtlindjes? Pastaj; cilët janë llojet e pemëve që përdoren, sa pemë shiten, cilët janë pemët më të larta, më të famshme, më të çuditshme në botë?
Duket se pema e parë e Krishtlindjes është përdorur në Letoni rreth vitit 1500. Por vetëm në vtitin 1841 princi Albert, bashkëshorti i Viktorias, futi në Angli zakonin e përdorimit të pemës së krishtlindjes si zbukurim.
Duke parë përdorimin e madh të këtij elementi dekorativ, ekzistojnë “ferma” të tëra, të cilat kultivojnë pemët e destinuara posacërisht për festën e Krishtlindjes. Kompania e parë e këtij lloji u krijuan në vitin 1901 në SHBA.
Por për çdo pemë të prerë, kultivohen mesatarisht tre të tjera. Pothuajse një milion pemë Krishtlindjesh hidhen në plehra çdo vit vetëm në Londër. As 10% nuk riciklohet.
Përdorimi i pemës së Krishtlindjes me dritat elektrike ishte një ide e Edward Johnson në vitin 1882, që ishte asistent i Thomas Edison.
Për sa i përket lartësisë, pema e Krishtlindjes më e lartë në botë është ajo e Vatikanit, në sheshin e Shën Pjetrit, me një gjatësi prej 30 metra.
Po në shqipëri si festohet kjo feste.
Përfaqëues të Kishës Ortodokse shprehet në këtë mënyrë rreth Krishtlindjeve dhe mesazheve që kjo festë përçon:
Dita e Krishtlindjeve është një ditë mbarëbotërore. Jo vetëm të krishterët por e gjithë bota festoon tashmë Festën e Krishtlindjes, ditën e ardhjes së Krishtit në tokë, ditën që I biri I perëndisë mer formë njeriu dhe bëhet njeri si gjithë ne. Vjen për të shpëtuar njeriun nga robëria, ku njeri ka arritur dhe kishte arritur në këtë botë. Perëndia bëhet njeri, që njeriu me anë të njeriut të bëhet perëndi. E gjithë bota festoon ditën e Krishtlindjeve mishërimin e Birit të Perëndisë, të Jezu Krishtit që mori formë njeriu.
Në lidhje me meshën përfaqësuesi i Kishës Ortodokse u shpreh:
Besoj se diçka e veçantë për kryeqytetin e Shqipërisë është Katedralja e re, “Ngjallja e Krishtit” që ndodhet në qendër të Tiranës dhe besoj se të krishterët ortodoksë këtë vit do të kenë një mundësi akoma më të madhe për të patur një akomodim më të rehatshëm për ditën e adhurimit të Krishtlindjeve. Të krishterët ortodoksë meshën e Krishtlindjeve e bëjnë heërt në mëngjes, dhe himent e saj thonë se herët në mëngjes shkojmë për të pritur foshnjen dhe të gjithë të krishterët shkojnë në orën gjashtë në shërbesën e mëngjesit dhe më pas me liturgjinë hyjonore, për të plotësuar dhe ata detyrimet e tyre ndaj perëndisë.
Mesazhi nga përfaqësuesi I Kishës Ortodokse për besimtarët:
Të kemi një vit të gëzuar, paqja që zoti sjell në tokë të mbizotërojë në të gjithë zemrat tona. Të gjithë shqiptarëve gëzuar festën e Krishtlindjeve dhe një vit të mbarë.
Ndërsa besimtarët katolike e shpjegojnë në këtë mënyrë lindjen e shpëtimarit të botës:
Monsior Gorge Frendo, përfaqësuesi i Kishës Katolike në lidhje me simbolikën e kësaj feste shprehet:
Tre simbolet kryesore për Krishtlindjet janë:
Shpella e Betlehemit, Shën Françesku i cili në shek e XIII-të për herë të parë ka përgatitur këtë shpellë dhe që atëherë vazhdojmë ta shohim në çdo kishë katolike. E kemi bërë dhe ne këtu në kishën tonë dhe në atë shpellë shohim figurën e Jezusit dhe afër tij Nënën Mari dhe Jozefin si dhe disa barinj që ishin të parët që kanë marë vesh lajmin e lindjes së Jezusit. Një simbol tjetër është Pema e Krishtlindjeve, e cila ka pasur origjinë të krishterë. Jezusi që është pema e jetës dhe për këtë arsye Pema e Krishtlindjeve është lidhur me festën e lindjes së Jezu Krishtit. Një simbol tjetër është ylli. Disa astrologë, dijetarë kishin parë një yll, i cili ishte i lidhur me lidnjen e një mbreti dhe e kanë ndjekur yllin që u ka treguar udhën drejt Betlehemit. Ata kanë ndjekur yllin deri në atë vend ku ishte Jezusi. Kulmi i kremtimit të kësaj nate është kur kremtohet lindja e Jezusit.
Mesazhi i Krishtlindjes është gjithmonë një mesazh shumë i rëndësishëm. Prsh ne po kremtojmë Krishtlindjet në një botë që është e përçarë nga shumë luftra, në Sudanin Jugor, në Siri e shumë vende të tjerë. Prandaj bota ka nevojë të dëgjojë porosinë e Krishtlindjeve, që është mesazhi i paqes, i vëllazërisë. Me atë foshnje të bruishtë ne shohim themelet e vëllazërisë tonë, sepse kur Jezusi mori natyrën tonë njerëzore na ka bërë vëllezër të gjithëve. Te çdo njeri duhet të shohim një dinjitet të pazëvendësueshëm.
Përsa i përket meshës ai u shpreh:
Mesha kryesore është ajo që kremtohet natën, sepse e dimë që Jezusi lindi natën dhe në atë moment kur këndohet gloria i bihet kambanave si shprehje e gëzimit për Lindjen e Jezusit. Por edhe gjatë ditës mbahet përsëri meshë. Por edhe në orën 11 kemi një meshë këtu në Katedralen e Tiranës.
Mesazhi për të gjithë:
I drejtohem atyre që kanë përgjegjësi për rendin në Shqipëri që të angazhohen për atë drejtësi që është themeli i paqes, sepse paqja nuk është inerci, nuk është paqja e vdekjes, por paqja që kërkojmë ne është paqja që duhet të gjendet në çdo familje. Politikanët të angazhohen për drejtësinë që është themeli i paqes. Edhe për familjet pasi Jezusi ka lindur në një familje në shpellën e Betlehemit. Gëzuar Krishtlindjet.
Krishtlindjet janë gjithnjë burim i pashtershëm pozitiviteti. Me anë të kësaj feste të shenjtë të gjithë besimtarët dhe jo vetëm ndihen më të lehtësuar dhe me të prirur për të dashur njëri tjetrin. Urojmë për të gjithë besimtarët kritshlidje sa më të lumtura dhe të begata dhe të mbushura me dashuri.
Redaksia online
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com