Troket Viti i Ri/ 2017-ta vjen
në Shqipëri, ndizet kryeqyteti
Atmosfera në kryeqytet, Foto +Video
Qindra njerëz në sheshin 'Nënë Tereza'

Sot në orën 12:00 u mbyll një vit për t’i hapur derën një viti të ri në jetët tona. Me gotat në dorë e urimet në buzë shqiptarët sot festuam natën e ndërrimit të viteve. Sepse Viti i Ri është festa e urimeve dhe dëshirave më të mira, shoqërimit, argëtimit, ngritjes së dollive, tryezave të begatshme dhe shkëmbimit të dhuratave të ndërsjella.
 
Kësaj feste njëkohësisht dhe në mënyrë të njejtë i gëzohen të gjitha brezat, nga fëmijët deri tek moshat e treta.

Me këtë rast, Shqiptarja.com uron mbarë shqiptarët kudo ndodhen; Gëzuar Vitin e Ri, 2017!





00:44 Veliaj: 2017-ta do të jetë viti i shqiptarëve! 

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj  në një lidhje live për Report Tv ka uruar të gjithë shqiptarët për një vit sa më të mbarë dhe me shumë suksese. Ai u shpreh se viti që lamë pas ishte një vit me punë shumë të mira, por 2017 do të jëtë akoma edhe më shumë i suksesshëm.
 
‘’Viti që lamë pas ishte një vit me punë shumë të mira. Por më e mira do të bëhet në këtë vit që sapo erdhi.’’,
u shpreh Veliaj.
 
Ai u shpreh gjithashtu se ky do të jetë viti i shqiptarëve. Kreu i bashkisë deklaroi se nesër do t’i dorëzohet një çek nënës që ka lindur foshnjen e parë për 2017-ën. 



00:41 Lind foshnja e parë për 2017-ën! Është djalë! 

Në maternitetin ‘’Koço Gliozheni’’ në kryeqytet ka ardhur në jetë foshnja e parë për vitin 2017. Ai është djalë dhe gëzon shëndet të plotë së bashku me nënën.

Fëmija i parë i këtij viti do të përfitojë një çek nga Bashkia e Tiranës. Lajmin për lindjen e foshnjes e dha kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, në një prononcim për Report Tv. Sipas burimeve për Report Tv, foshnja peshon 3 kg e 750 gr dhe prindërit e tij e kanë pagëzuar me emrin Sotir Vangjeli. 

bebja

00:22 Çako: Nuk ka pasur incidente, çdo gjë nën kontroll nga Policia e Shtetit

Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako i pranishëm në festimet në kryeqytet është shprehur për Report Tv se deri në këto momente nuk ka pasur incidente dhe se çdo gjë është nën kontroll nga policia.

Ai uroi të gjithë efektivët e policisë që janë në krye të detyrës në këtë natë të ndërrimit të viteve. Çako uroi edhe të gjithë shqiptarët për një vit sa më të mbarë. 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Lezhë, ‘Audi’ humb kontrollin dhe merr para 5 mjete të parkuara! Plagoset drejtuesi

Aksident i rëndë në Lezhë, ‘Audi’ humb kontrollin dhe merr para 5 mjete të parkuara! Plagoset drejtuesi