Tronditëse, infermieri pranon se vrau 100 pacientë në spitalet e Gjermanisë

Tronditëse, infermieri pranon se vrau 100 pacientë në spitalet e Gjermanisë

Nils Hogel

Pranon se ka bërë 100 vrasje gjatë periudhës së viteve 2000-2005. Bëhet fjalë për një infermier gjerman, i cili në përballje me gjykatën pas një hetimi 10-vjecar që vijon ndaj tij, i është përgjigjur me pohim pyetjes së gjykatësit nëse akuzat e ngritura ndaj tij ishin të sakta.

I pandehuri Nils Hëgel, 41 vjec tha se ajo për të cilën unë akuzohem, ka ndodhur në të vërtetë, duke u shprehur se 36 pacientë u vranë në një spital në Oldenburg, ku ai punonte dhe rreth 64 në një klinikë pranë Delmenhorst. Viktimat e tij ishin nga mosha 34 deri në 96 vjeç. Hëgel ndodhet në qeli prej një dekade dhe akuzohet se u ka dhënë mbidoza medikamentesh pacientëve, që më pas t’i shpëtonte në momentet e fundit.

Procesi gjyqësor ka filluar me një minutë heshtje kushtuar viktimave. Janë rreth 120 persona që kanë dorëzuar padi, për të kuptuar se çfarë u ka ndodhur të afërme të tyre. Hoegen ka pranuar krimet, të paktën ato që pranon se i kujton.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Vota e emigrantëve rrezikon të devijohet nga 11 Marsi kur të publikohen emrat e regjistruar

Spahiu: Vota e emigrantëve rrezikon të devijohet nga 11 Marsi kur të publikohen emrat e regjistruar