Tronditëse në Mal të Zi! 18-vjeçarja shqiptare ekzekutohet nga partneri, i cili i vret edhe gjyshen, plagoset babai

Tronditëse në Mal të Zi! 18-vjeçarja shqiptare ekzekutohet nga partneri, i cili i vret edhe gjyshen, plagoset babai

Shejla Bakija

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Mal të Zi, ku një 18 vjeçare është ekzekutuar nga partneri i saj. Plumbat nuk kanë kursyer as gjyshen e saj, e cila vdiq për shkak të plagëve të marrë, ndërsa babi i saj mbeti i plagosur.

Sipas mediave vendase ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë, ku partneri i shkoi në shtëpi 18-vjeçares, Shejla Bakija dhe e la të vdekur në vend. Partneri i saj, Ilir Gjokaj është ende në kërkim.

Mësohet se Shejla Bakija e kishte denoncuar më 26 gusht partnerin e saj pasi ai e kishte dhunuar fizikisht. Por ai nuk u mbajt në burg pasi sipas Prokurorisë në Podgoricë në këtë rast nuk kishte vepër penale.

Ndërkohë që reagimet për këtë ngjarje në rrjetet sociale kanë qenë të shumta, ku po qarkullon fotoja e saj dhe një mesazhi shkruar në vetën e parë.

“Emri im është Shejla Bakija, shqiptare nga Mali i zi. Dje isha vetëm 18 vjeçe kur më vranë. Vrasësi vrapon ende i lirë, ai më mori jetën në lule të rinisë. Ndaj më ndihmoni ta kapim atë përbindësh që erdhi në mes të shtëpisë duke më marrë jetën mua, gjyshes time dhe duke plagosur babanë tim,”-shkruhet në rrjet për të.

Ende nuk dihen arsyet se përse ndodhi kjo ngjarje e rëndë.  

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Marku: 03/10/2021 01:01

    Vareni qenin...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën