Mediat e huaja raportojnë se nga sulmi kanë mbetur të paktën dhe 100 persona të plagosur, në provincën veriore të Egjiptit, në Sinai. Dëshmitarët okularë nga vendngjarja deklarojnë se bëhet fjalë për një sulm të armatosur, i cili dyshohet të jetë kryer nga militantët.
Pajisja ka shpërthyer pranë xhamisë së Al-Rawdah, në qendër të qytetit të Bir al-Adb, teksa qytetarët po falnin namazin. Teksa këta të fundit po largoheshin pas sulmit, janë përballur me breshëri plumbash nga sulmuesit.
d.c./shqiptarja.com