Francois Hollande ka tronditur Francën duke deklaruar se nuk do të kandidojë për një mandat të dytë si president i Francës.
Presidenti i Francës gjatë mandatit të tij, ka pasur në fakt një popullaritet mjaft të ulët.
Ai bëhet kështu presidenti i parë në historinë moderne franceze që nuk kërkon të rizgjidhet edhe një herë në krye të shtetit.
Ai e ka komunikuar lajmin përmes një deklarate për shtyp nga pallati Elysee, ku është shprehur se popullariteti i rij ka rënë me 4% dhe për këtë arsye ai nuk do të kandidojë sërish.
‘’Unë para se të gjithash mendoj për interesin e Francës, unitetin e saj dhe kohezionin social’’, është shprehur Hollande.
Në garën presidenciale të Francës do të jenë Marie Le Pen e Frontit Kombëtar, ndërsa përballë saj do të jetë kandidati republikan, Francois Fillon, i cili ka shërbyer si Kryeministër në administratën e ish-presidentit Nicolas Sarcozy.
Francois Hollande u zgjodh President i Francës në vitin 2012-të. Ai kaloi një presidencë të vështirë, pasi Franca u godit 3 herë brenda një viti nga sulmet terroriste, i fundit ai i Nicës këtë verë, ku humbën jetën të shtypur nga kamioni, 80 persona.
Të treja sulmet terroriste në Francë i ka marrë përsipër shteti Islamik (ISIS).
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com