Tronditet futbolli në Turqi, futbollisti
cek var veten në shtëpi 

Tronditet futbolli në Turqi, futbollisti<br />cek var veten në shtëpi 
TURQI-Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Turqi, ku një futbollist çek i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur në shtëpinë e tij.
 
Bëhet fjalë për futbollistin e kombëtares çeke Frantisek Rajtoral, i cili luante për skuadrën e Gaziantepspor. Konfirmimi erdhi edhe nga drejtori teknik i klubit, i cili deklaroi për mediat turke se ngjarja kishte ndodhur në shtëpinë e futbollistit në Gaziantep.
 
“Të gjithë në klub po qajnë, ai vrau veten duke u varur në dhomë”, – ishin fjalët e tij.
 
Policia bëri të ditur se Rajtoral, 32 vjeçar, u gjet i varur në sistemin e ngrohjes së shtëpisë së tij. Mesfushori që u bë i famshëm me fanellën e Victoria Plzen dhe kishte luajtur 14 ndeshje me Kombëtaren e Republikës Çeke, kaloi te Gaziantepsor në fillim të këtij sezoni, por nuk po aktivizohej rregullisht me klubin. Nuk dihet ende arsyeja që shtyu futbollistin të ndërmerrte këtë vendim për t’i dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)