Tronditet Kajro, 52 policë
 të vrarë pas një sulmi islamik

Tronditet Kajro, 52 policë<br /> të vrarë pas një sulmi islamik<br>
Të paktën 52 policë kanë mbetur të vrarë  pas një sulmi islamik në shkretëtirën perëndimore në  jugperëndim të Kajros.Ndërsa sipas njoftimeve të policisë dhe stafit  mjekësor, ky numër për fat të keq pritet të rritet.

Kjo ngjarje është një prej bilanceve më të rënda që prej vitit 2013 që ka tronditur këtë rajon të Kajros, që kishte si objektiv forcat e sigurisë. Sulmi islamik ka ndodhur  në një kohë kur presidenti Abdel Fattah al-Sissi po përgatitet të marrë pjesë në ceremoninë e 75-vjetorit të betejës së El-Alamein që shënoi një fitore vendimtare për Aleatët kundër forcave fashiste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ministria njofton se “Disa terroristë janë vrarë gjatë përleshjes teksa përpiqeshin për t'u larguar nga vendi i sulmit, por nuk dihet sa të tillë janë vrarë ngë kundërpërgjigjja e policisë”.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Vota ime kundër', Açka me tone të ashpra: Disa opozitarë janë pasuruar, nga shtëpia në Brryl apo Medrese kanë vila nëpër kodra

'Vota ime kundër', Açka me tone të ashpra: Disa opozitarë janë pasuruar, nga shtëpia në Brryl apo Medrese kanë vila nëpër kodra