Tronditet me bombë Ankaraja
shkon në 37 numri i viktimave
Shërthimi, VD nga kamerat e sigurisë

Tronditet me bombë Ankaraja<br />shkon në 37 numri i viktimave<br />Shërthimi, VD nga kamerat e sigurisë
Duket se nuk ka paqe për Turqinë. Të paktën 37 persona kanë mbetur të vdekur e 125 të plagosur mbrëmjen e kësaj të diele në qendër të Ankarasë nga një shpërthim mjaft i fuqishëm me bombë. Zona është evakuuar menjëherë, për të shmangur një shpërthim të dytë dhe të plagosurit i kanë shpërndarë në 10 spitale të vendit.

Mediat turke raportojnë se shpërthimi ndodhi rreth orës 18:41, me orën lokale, ndërsa menjëherë pas atentatit vendi u rrethua nga forca të shumta të policisë dhe ambulanca për t’u dhënë ndihmën e parë të lënduarve. Zona u evakuua nga rreziku i një sulmi të dytë terrorist, që mund të cconte në rritjen e bilancit të viktimave dhe të të lënduarve. 

Dyshohet se shperthimi ka ardhur nga një makinë bombë e cila ka qënë e parkuar ne afersi te nstacionit. Ende nuk dihen zyrtarisht shkaqet e kësaj ngjarje të rënde por nuk përjashtohet mundësia e një sulmi terrorist sipas rrethanave të ngjarjes. Ngjarja ndodhi në afërsi të një stacioni autobuzash në buevardin Ataturk shumë pranë godinave të ministrive në Kizilay.

shperthim ne turqi

Ngjarja minut pas minute

Ora 21:00 Ish-ambasadori shqiptar: E trishtueshme, Europa të shikoje mundesine e zgjerimit per te rritur sigurinë

Ish-ambasadori shqiptar në Turqi Genci Muçaj në një prononcim për Report TV menjëherë pas sulmit shprehu solidaritet dhe ngushëllim për jetët e humbura duke theksuar se Turqia do ti bëjë ballë ashtu sikurse gjithmonë ngjarjeve të tilla..
 
"Është e trishtueshme të raportosh për lajme të tilla, por duhet kuptuar se Turiqa është një nga vendet që përmban peshën më të madhe të sulmeve. Masa e madhe e refugjatëve është në Turqi. Shumë njerëz do përfitojnë nga këto situata megjithëse Turqia sështë e vetme në këtë luftë ëhstë anëtare e NATO-s dhe do vazhdojë t'i bëjë ballë të tilla sulmeve"
 
 Muçaj konfirmoi edhe njëherë se nuk ka asnjë të lënduar por rreziku është për cilindo që ndodhet në Turqi. Një gjë që mbetet për tu veçuar nga prononcimi i ish-ambasadorit ishte fakti se sipas tij Europa duhet te rishikoje mundesine e zgjerimit që të forcohet
 
"ISIS mbetet një ndër aktorët kryesorë të të tilla situatave, megjithatë mbetet gjithçka për tu parë dhe duhet patur kurajo të mbetemi të vendosur në këtë betejë që do të marrë fund së shpejti. S'besoj se Turqia do të ndërrojë kursin ndaj emigrantëve dhe hyrjes së tyre në shtetin turk. Duhet kuptuar që sot më shumë se kurrë kufinjtë e BE duhet të zgjerohen për të ofruar siguri. Kur mendon se lufta ndodh në kufijtë e Turqisë mes azisë dhe e Europës, roli i saj është mjaft i dukshëm"- u shpreh ai

Ora 20:00 Thaçi dënon sulmin ne Ankara
Presidenti në ardhje i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ngushëlluar familjarët e viktimave të shpërthimit që ndodhi sot në Ankara​, ku mbetën të vdekur 27 persona. Ai përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka theksuar se rreziku i terrorizmit është global.

“Edhe një sulm me bombë në Ankara, duke goditur popullin dhe shtetin mik turk. Ngushëllimet e sinqerta për familjarët e viktimave. Sulmet e kësaj mbrëmje në Turqi, por edhe në Bregun e Fildishtë, tregojnë se rreziku i terrorizmit është global dhe në këtë betejë edhe Kosova është pranë aleatëve tonë”.

Ora 19:16 Bushati: Solidaritet me Turqinë
Ministri Bushati ka reaguar menjehere ne rrjtin social Twitter permes nje deklarate te shkurtër, ku shpreh solidaritet me Turqine per sulmin terrorist te ndodhur ne Ankara:
"Terrori goditi serish, Ankaraja ne zemrat tona, le te lutemi per viktimat dhe familjet e tyre. Shprehim solidaritet"-shkruan Bushati 

Ora 19:00 Ministria e Mbrojtjes shqiptare: S'ka shqiptarë të lënduar 
Ndërkohë që sipas ministrisë së Mbrojtjes shqiptare nuk raportohet të ketë asnjë shtetas shqiptar të lënduar nga sulmi. Ky njoftim vjen pasi në Turqi ndodhen rreth 71 studentë shqiptar, ndërkohë që 5 persona ndodhen atje për kurim në spital.
 
Ora 18:50 Kryeminsitri Atataturk mbledh Këshillin e Sigurimit 
Kryeministri turk Ahmet Davutoglu ka thirrur një takim sigurie në selinë e Presidencës Këshillin e Sigurimit në Ankara.Ndërkaq, Presidenti i vendit, Rexhep Erdogan, la takimet zyrtare në Stamboll për t’u kthyer në Ankara dhe të asistojë në një tjetër tragjedi për vendin e tij. 
 
Ja sa here u godit Turqia ne 6 muajt e fundit
Në 6-muajt e fundit, Turqia është tronditur tre herë nga sulmet terroriste. Jo më larg se muajin e kaluar, një atentat terrorist në Stamboll që i mori jetën 29 personave, u mor përsipër nga një grup militant kurd, pjesëtarë të Lëvizjes për Lirinë e Kurdistanit (ATK). 

Ai u shpreh atëherë se sulmi ishte në shenjë hakmarrje për politikat e Presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan. Ndërsa tetorin e kaluar, më shumë se 100 njerëz u vranë në një shpërthim të dyfishtë bombe vetëvrasëse, gjatë një tubimi të partisë kurde në Ankara.

Shpërthimet e fundit në Stamboll dhe kryeqytetin Ankara, tregojnë rrezikun evident dhe sfidat me të cilat po përballet rendi dhe siguria turke. Ekspozimi i Turqisë ndaj sulmeve terroriste të kohëve të fundit, lidhet me politikat e saj në lindjen e Mesme si dhe krizën e gjatë në Siri.



  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra janë ende aktive, 9 të tjera u shuan

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra janë ende aktive, 9 të tjera u shuan