Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut kanë raportuar se në 24 orët e fundit në vend ka patur 11 viktima nga koronavirusi, shifra këto që e rrisin numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 231 që nga fillimi i pandemisë.
Gjithashtu janë identifikuar edhe 185 raste te reja Covid për një total prej rreth 5005 të prekur.
Raste e vdekjeve janë shënuar në Shkup, Kumanovë, në Shtip dhe Tetovë.
Autoritetet kanë raportuar gjithashtu për 41 pacientë të shëruar
Ekspertët e lidhin shpërthimin e valës së re të pandemisë me mosrespektimin e rregullave të distancimit fizik, grumbullimet masive dhe mosmbajtjen e mjeteve mbrojtëse sic janë maskat.
Në datën 16 qershor presidenti Stevo Pendarovski shpalli gjendjen e re të jashtëzakonshme për një periudhe tetë ditore, vendim I cili erdhi në një kohë kur vendi po kalon një situatë dramatike pandemie, teksa çdo ditë raportohen vdekje dhe shifra në rritje të rasteve të identifikuar pozitiv nga koronavirusi.






Komente
Komento