Tronditet nga një tjetër tërmet
ishulli grek i Kos- it, s’ka viktima

Tronditet nga një tjetër tërmet<br />ishulli grek i Kos- it, s’ka viktima
Një tjetër tërmet ka goditur ishullin grek të Kos, gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 21:00.

Mediat greke raportojnë se tërmeti që goditi ishullin këtë herë, ishte me magnitudë 4.4, i shkallës Riter, ndërsa epiqendrën e tij e raportojnë të jetë në zonën detare mes Bodrumit të Turqisë dhe ishullit Kos.

Fatmirësisht nuk janë raportuar të lënduar nga tërmetit apo dëme materiale.

Rikujtojmë se ishulli Kos, disa ditë më parë u godit nga një tërmet prej 6.7 ballë, me epiqendër në zonën detare mes Bodrumit dhe Kos, i cili shkaktoi në ishullin turistik dy viktima dhe më shumë se 100 persona të plagosur.

Prej tërmetit të disa ditëve më parë, banorët e ishullit, mes tyre edhe shqiptarë të cilët kanë emigruar prej disa vitesh në këtë ishull, kanë braktisur shtëpitë e tyre dhe kanë qëndruar për disa ditë me radhë në sheshet e qytetit, për shkak të rrezikut të një tjetër tërmeti të fuqishëm.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi