VATIKAN - Një klerik i lartë italian është arrestuar në lidhje me hetimin për skandalin e bankës së Vatikanit mbi akuzat për korrupsion dhe mashtrim.
Nunzio Scarano punonte në administrimin financiar të Vatikanit. Një agjente e shërbimit sekret dhe një ndërmjetës financiar kanë qenë gjithashtu të arrestuar. Scarano dhe agjentja e shërbimit sekret Maria Zito dyshohen pasi kanë sjellë në mënyrë ilegale nga Zvicra 20 milionë euro në Itali.
Imzot Scarano ka qenë nën hetim nga policia italiane për një sërë transaksionesh të dyshimta që përfshijnë riciklimin e një seri çeçesh të përshkruara si donacione të kishës nëpërmjet Bankës së Vatikanit. Banka e Vatikanit e njohur si Instituti për Veprat e Fesë, është institucioni më sekret në botë dhe zyrtarisht është një organizëm financiar i Selisë së Shejntë me përfitime që shkojnë në favor të veprave fetare. Instituti për Veprat e Fesë ishte një aksionar kryesor në Banco Ambrosiano, një bankë e madhe italiane e cila u falimentua në vitin 1982 me një humbje prej më shumë se 3 miliardë dollarë.
“Tradicionalisht, Banka e Vatikanit ka refuzuar të bashkëpunojë me autoritetet italiane për të hetuar krimin financiar në bazë të pavarësisë sovrane të shtetit Vatikan”,-thotë një korrespondet BBC-së në Romë. Por Papa Françesku ka treguar se ai është i vendosur tani për të dhënë fund akuzave të korrupsionit dhe pastrimit të parave nga banka, shton korrespondenti i BBC-së.
Redaksia Online
(lc/by/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com