VLORE- Një shpërthim është regjistruar mbrëmë në mesnatën në qytetin bregdetar në rrugën Transballkanike. Një sasi prej rreth 150 gram tritoli iu vendos një biznesi fasonerie në pronësi të një biznesmeni egjiptian.

Eksplozivi që sipas policisë në sasi të vogël, ishte vendosur te kompresori i cili është i instaluar jashtë ambienteve të rrobaqepësisë, i cili është dëmtuar.

Nga shpërthimi nuk ka të lënduar, ndërsa një person është shoqëruar  lidhur me ngjarjen. Uniformat blu kanë bërë të mundur menjëherë rrethimin e zonës dhe sekuestrimin e kamerave për të vijuar hetimet, pasi para shpërthimit janë parë dy persona pranë fasonerisë.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme hetimore në lidhje me identifikimin dhe kapjen e autorëve.