Luizi gëzon shëndet të plotë. Kështu ka deklaruar një mjeke në spitalin Shefqet Ndroqi. Ajo sqaroi gjatë një lidhje live për spektaklin e Big Brother Vip se këngëtari ka kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe ka rezultuar se gëzon shëndet të plotë.
Mjekja: Luizi është paraqitur më gëlbazë me gjak, 3 episode. Ekzaminimet e tregojnë normale. Pas skanerit, nuk rezultojnë probleme edhe EKG normale.Tani i rekomandohen vetëm antibiotikë.
Ndërkohë opinionistët e kanë dënuar veprimin e Luizit.
“E para shyqyr s’ka gjë. e dyta; e frikshme, dhe e treta e turpshme. Si manipuloi një Shqipëri të tërë! Hera e parë që një njeri e tillë manipulon një situatë kështu.”, tha Arbri.
Kiara Tito dhe Luiz Ejlli kanë folur sërish mbrëmjen e sotme për situatën që u krijua në Big Brother, pasi këngëtari tha se vuan nga një sëmundje e rëndë, por në fakt analizat treguan se gëzon shëndet të plotë. Kiara është distancuar nga Luizi pas kësaj situate, ndërsa këngëtari ka shfaqur hapur pëlqimin ndaj moderatores.
Kiara i ka kërkuar Luizit që të mos i flasë dhe mos t’i afrohet më, ndërsa këngëtari i kërkon falje. Madje, Kiara shfaqet aq e mërzitur saqë thotë se uron që të dalë nga shtëpia të shtunën, pasi ajo është një nga të nominuarit për këtë javë.
Kiara: Unë me ty nuk dua të kem më punë, më rri larg, më lër hapësirë se po çmendem, me mua nuk ke më punë fare. Nuk kam më besim te ty, e kupton këtë? Nuk di si ta them më troç, edhe vendi të hapet këtu, ti me mua s’ke më punë. Më rri larg! Nuk të shoh dot në sy, më është kthyer në një gjendje shumë të keqe!
Luizi: Nuk e pranon faljen time?
Kiara: Më lër të qetë të lutem, mos mu afro më, nuk dua më shpjegim nga ty, mu hiq sysh, nuk të dua më fare. Nuk mundem më, po më plas zemra, jam aq keq sa ishalla them dal të shtunën!
Padyshim që Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë dy personazhet më të komentuar, pas situatës në ‘Big Brother’, ku këngëtari i rrëfeu Kiarës për sëmundjen e tij.
Këtë situatë e kanë komentuar edhe prindërit e Kiarës. Baba i i saj ka thënë se Luizi është treguar cinik me deklaratën e bërë se vuan nga një sëmundje e rëndë, por që në fakt analiiza e bëra treguan se ai gëzon shëndet të plotë. Babai i Kiarës ka thënë se vajza e tij duhet të ishte treguar më e prerë me Luizin dhe se i duhet kohë që të qëndrojë vetëm.
“Dua të përshëndes Arbanën që arriti të menaxhonte një emision që mund t’i dilte nga duart. Kiara është kjo që është, ata janë të kushtëzuar nga të drejtat personale, i mungon privatësia, Kiara ka nevojë të rrijë vetëm. Me thënë të drejtën unë u shokova e besova, më vinte keq për Kiarën, Luizi e fitoi krejt besimin e Kiarës, ai është një lojtar shumë i fortë por duhet të ketë kujdes se këmbënguljen nga cinizmi e ndan një vijë e hodhe dhe ai mu duk cinik. Kiara mu duk pak e ekzagjeruar, duhet të ishte e prerë që në fillim”, tha baba i Kiarës në emisonin ‘Ftesë në 5’.
Nga ana tjetër e ëma e Kiarës tha se ndihet shumë e prekur nga komentet negative në rrjete sociale për Kiarën.
“Ne u shqetësuam jashtëzakonisht me thënë të drejtën për Luizin. Nuk u fokusuam shumë në marrëdhënien mes tyre. Ne menduam që Kiara të hiqte dorë që dje nga lekët për të ndihmuar Luizin. Këta rrinë deri në 3-4 të mëngjesit dhe ne bashkë me ta por ata flenë deri në 12 ndërsa ne duhet të ikim në punë. Mua më prek më shumë kur lexoj sharjet për Kiarën në rrjete sociale, ajo nuk i meriton”, u shpreh ajo.
Ka pasur shumë reagime nga publiku për gjendjen shëndetësorë të Luis Ejllit, njërit prej banorëve të “Big Brother VIP”, ku pasi deklaroi se vuante nga një sëmundje e rëndë dhe i shqetësoi të gjithë, deklaroi më pas se nuk e kishte fjalën për veten, por për një mik të tijin.
Reagimet nuk kanë munguar as nga personazhet e njohur, balerini Graciano Tagani e ka konsideruar si turp në një reagim në Instagram dhe kërkon daljen e tij nga shtëpia.
“Kisha vendosur të mos shkruaja kurrë për banorët sepse nuk është e lehtë të jesh aty brenda për të gjithë, por sot nuk mundem! Dil përjashta! Turp”, shkruan balerini krahas një foto të Luisit tek dhoma e rrëfimit.
Një deklaratë e Luiz Ejllit se vuan nga një tumor, që ka shokuarm banorwt dhe publikun, u sqarua të martën nga këngëtari se nuk ishte për veten e tij, por për shokun.
Kjo bëri që banorët të shpërthejnë ndaj Luizit dhe Kiara është distancuar tashmë prej këngëtarit, duke ia prerë shkurt “nuk ke më punë me mua se më gënjeve”.
Ndërkohë nga ajo që thotë Luizi, duket se akuzon produksionin që i ka prerë rrëfimin në klipin e transmetuar, pasi biseda sipas tij nuk mbaron aty.
“E para që më vjen keq që doli në nominim Kiara prej meje, e dyta ma bënë gjyqin pa marrë vesh dhe versionin tim veç fut e bjer.
E treta duke qenë në maj, ia futa vetes.
Nëse e kanë marrë kështu le të dal. Fillova tu e fol në numrin njëjës se nuk doja ta nxirrja emrin e atij. Në fund duket që e kanë pre klipin ndaj më erdhi inat por nuk ia vlen me u përzi, se nuk mbaron ashtu ndaj mbeta keq por ma ndiu zemra dhe e mbyllën aty”, tha Luizi.
Moderatorja Kiara Tito ka mbetur e zhgënjyer nga Luiz Ejlli, pasi është ndjerë e mashtruar nga këngëtari.
Përveç gëzimit që solli fakti se Luizi nuk vuan nga asnjë sëmundje, Kiara pas përfundimit të spektaklit i ka kërkuar llogari se për çfarë arsyeje e ka bërë këtë rrëfim dhe se mënyra si ai i ka treguar për sëmundjen është shumë e rëndë.
'E nis me gjënë e parë që po ta them se besoj se ka një gjë, nuk e di se çfarë është, por ka një gjë që se ke thënë ashtu si duhet. Ajo gjë që më ke bërë, si ma ke thënë është shumë e rëndë. Jam përpjekur mos ta flas me njëri, që mos dilte me asnjë dhe është një gënjeshtër e pafalshme. Unë po ta them, ka diçka, nuk e di se çfarë është, por t'i me kë gënjyer dhe bravo të qoftë dhe ta jap dorën. Dhe nëse thash që çfarë do gjë të ndodhë me këtë djalin unë do jem deri në fund... Unë kam një familje jashtë dhe ata nuk ndihen mirë që të më shohin mua duke qarë dhe kështu unë kam shumë arsye për të qenë e ngarkuar dhe kam shumë të drejtë. Të lutem nga ky moment nuk dua të kem të bëj fare me ty. Kam 10 vite që përpiqem të ndërtoj këtë imazh dhe del një çun si ty e ta hedhë poshtë, por jo!' ,- i tha Kiara Luizit.
Forca Luis je fiks për kete format , bej cte duash ti fiton kismet
PërgjigjuPo mirë o njerëz,këtë luisin e hellit,xhozi që e kish dhëndërr,që e bëri ATASHE të kulturës në ambasadën e Shqipërisë në Francë kot e bëri dalje... ! Mjerë ne çshikojmë , por më e keqja mjerë si fëmijët edukojmë ... fatkeqsi të mbjella nga mama dhia Xhozi e baba cjapi Salih, mjerë moj Shqipëri nga shpellarët ç'po heq ti.... fatkeqsi,fatkeqsi.. e keqja më e madhe media kazani që na i sevir për liri e demokraci...
PërgjigjuEdhe po te merrte keshilltar per ta nxjerr nuk do ju kishte shkuar ne mendje e vetmja gje qe eshte e pakthyeshme... kokrra palloshit ja beri disheze asaj bllondit komplet kot
PërgjigjuTurp për një kanal si Top Channel! Një njeri që gënjeu troç për sëmundjen DUHET ELIMINUAR DIREKT dhe jo ta lerin akoma për "audience" TURP për këta b.o.r.d.e.l.l.o.t që hanë e pinë gratis dhe tallin t.r.a.p.i.n me njerzit!
PërgjigjuKiara: arsyen përse e bëre? Luisi: me kan shkodran tana i ban :)
Përgjigjuidiot, rrace legene...goc e zgjut tjetra qe te dha duart o halabak !
Përgjigju