Tropojë, asgjesohen 1.000 rrënjë 
kanabis, 1 arrestohet, 3 në kërkim

TROPOJË - Gjatë paradites së sotme, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se në teritorin e fshatit Kërrnajë ishin të kultivuara parcela me bimë narkotike, Efektivat e Komisariatit të Policisë Tropojë kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Kërrnaja”.
 
Si rezultat i këtij operacioni u bë e mundur evidentimi  i 7 parcelave të kultivuara me rreth 1.000 rrënjë bimë narkotike. Bimët narkotike  janë asgjesuar në vend me anë të djegies ku një pjesë  e tyre janë marrë në cilësinë e provës materiale.
 
Si rezultat i veprimeve të para hetimore të kryera u bë dokumentimi i autorësisë së kësaj vepre penale, ku u bë arrestimi në flagrancë i Imer Brahaj, banues në fshatin Kërrnajë.
 
Si dhe u bë shpallja në kërkim e tre djemve të tij: Nuredin Brahaj, Myrhi Brahaj dhe Gjevalin Brahaj, për veprën penale të “Kultivimit të Bimëve Narkotike”.
 
Njëkohësisht filloi procedimi penal në gjendje të lirë për Kryeplakun e fshatit Kërrnajë, shtetasin M.K, për veprën penale “Moskallzim krimi”.
 
Shkodër, asgjesohen 200 rrënjë bimë narkotike kanabis
Në vazhdim të operacioneve antikanabis në Shkodër, nga Efektivët e Komisariatit të Policisë Shkodër,  gjatë ditës së djeshme është ushtruar një kontroll i imtësishëm në fshatin “Pylaj” , në vendin e quajtur “Prrojet e Pylajve”, në komunën Shosh, në Shkodër. 
 
Ku u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan: 2 parcela me gjithsej 200 rrënjë bimë narkotike Kanabis Sativa. Këto bimë u asgjësuan në vend me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale.
 
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Procesi/ Presidenti dhe kriminel i dënuar, vendimi historik ndaj Trump për rastin e yllit porno

Procesi/ Presidenti dhe kriminel i dënuar, vendimi historik ndaj Trump për rastin e yllit porno