Tropojë, shembet
pjesërisht çatia e spitalit

Tropojë, shembet <br />pjesërisht çatia e spitalit
TROPOJE- Sot në orët e paradites, si pasojë e peshës së dëborës është shembur çatia e spitalit civil të qytetit të Bajram Currit.

Burime zyrtare nga spitali civil pohojnë për ATSH-në se, "shembja ka qenë e menjëhershme duke ngjallur frikë te punonjësit dhe pacientët, që gjithsesi nuk kanë pësuar asnjë dëmtim".

Shembja e çatisë ka qenë e pjesshme, dhe nuk ka ngjallur shqetësim, pasi numri i pacientëve është i konsiderueshëm për shkak të situatës gripale.

Ndërsa reshjet e mëdha të dëborës kanë shkaktuar edhe izolimin e shumë komunave të këtij rrethi, banorët e të cilëve vijnë për ndihmë mjekësore në qytetin e Bajram Currit duke udhëtuar në këmbë.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Morën votëbesimin në parlament, dy ministrat e rinj Vengu dhe Hoxha bisedojnë me njëri-tjetrin

Morën votëbesimin në parlament, dy ministrat e rinj Vengu dhe Hoxha bisedojnë me njëri-tjetrin