Tropojë, vazhdojnë operacionet
nga ajri për të izoluarit

Tropojë, vazhdojnë operacionet<br />nga ajri për të izoluarit
TROPOJË – Në Tropojë disa komuna vazhdojnë të jenë të izoluara për shkak të dëborës dhe të ftohtit. Ministri i shëndetësisë, Petrit Vasili udhëtoi drejt qytetit verior në një takim me shtabin e emergjencës së rrethit, nën drejtimin e prefektit dhe kryetarëve të komunave.
“Mirënjohje shtabit për punën e bërë deri më tani. Situata do të vazhdojë të ndiqet edhe në vijim. Fluturimet nga ajri kanë vazhduar edhe sot për tu ardhur në ndihmë banorëve të izoluar”, tha Vasili.
PDIU SHPËRNDAN NDIHMA
Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, së bashku me përfaqësues të tjerë të partisë, kanë shpërndarë ndihma për më shumë se 600 banorë të zonave të izoluara në Tropojë.
Siç njofton zyra e shtypit, Idrizi kërkoi solidarizim me banorët dhe më shumë përkrahje për banorët në vështirësi.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane