Drejtuesi i Fondacionit bamirës “Fundjave Ndryshe”, Arbër Hajdari është vlerësuar me titullin “Qytetar Nderi” në Tropojë.
Vlerësimi ju dha nga Kryebashkiaku Rexh Byberi, i cili tha se 29-vjeçari nuk është model vetëm në Tropojë, por në të gjitha trojet tona për ndihmën dhe mesazhet e shpresës që përcjell, tek njerëzit në nevojë
Falënderues për këtë titull, Hajdari tha se më shumë se çdo ndihme materiale, ajo që ka rëndësi është ndërtimi i frymës së solidaritetit në shoqëri.

Ai theksoi se do të jetë gjithmonë mbrapa atyre që kanë humbur shpresën për t’ju treguar se e pamundura bëhet e mundur.
Gjatë ceremonisë në Tropojë u prit dhe valle e daulle.
Komente

