TROPOJË – Pak orë pas Mirditës, një tjetër krim në familje është shënuar në veri të vendit, këtë herë në Tropojë. Sipas burimeve policore dy kushërinj janë konfliktuar e më pas njëri prej tyre ka vdekur. Mësohet se Sokol Rama 56-vjeç, pas një konflikti banal ka qëlluar me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend kushëririn e tij Fatmir Ramaj, 35-vjeçar.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme në banesën e vitkimës në fshatin Rajë të komunës Fierzë e Tropojës. Policia ka nisur hetimet, ndërkohë që ka bërë të mundur arrestimin e auorit 56-vjecar Sokol Rama, i cili ka pranuar edhe autorësinë e krimit. Po punohet për zbardhjen e shkaqeve që çuan në ngjarjen e rëndë.

(aq/shqiptarja.com)