Arrestohet në flagrancë një drejtues mjeti, i cili aksidenton për vdekje një shtetas. Në prangat e policisë ka rënë Agim Syla, 47 vjeç, banues në fshatin Shumicë, Tropojë.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas në vendin e quajtur “Slloçi”, në qytetin e B.Currit, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar shtetasin M.M., 81 vjeç.

Për pasojë i aksidentuari ka gjetur vdekjen, gjatë transportimit për mjekim më të specializuar në Kosovë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com