TROPOJË- Kryesuesja e listës së kandidatëve për deputetë të PS-së në qarkun e Kukësit, Mimi Kodheli, e shoqëruar nga kandidatja për deputete në këtë qark, Valbona Doçi, zhvilluan një takim elektoral me fermerët në Tropojë.
Gjatë diskutimeve, fermerët ngritën shqetësimin për moskthimin e përgjigjeve ndaj kërkesave dhe aplikimeve të tyre nga (Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, AZHBR), për të cilën Kodheli tha se kjo gjë do të ndryshojë me rritjen e profesionalizmit të punonjësve të Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë, e cila sipas saj, do të kujdeset më shumë jo vetëm për ankesat, por edhe për hartimin e projekteve të fermerëve dhe dokumentacionit përkatës, me qëllim shpalljen e tyre fituese.
Në vijim të bisedës, Kodheli vlerësoi mundin dhe punën e fermerëve dhe solli në vëmendjen e tyre mundësinë e bashkimit të tyre për të lehtësuar punën e tyre, që nga punimi i tokës e deri të linja e grumbullimit apo prodhimit.
“Kemi një eksperiencë të hidhur të kooperativizimit që jo vetëm që nuk funksionoi por e çuan popullin në një varfëri ekstreme dhe sigurisht vitet e para kemi pasur terrorin që mund të jemi bashkë. Sot kemi kuptuar që duke qenë bashkë, mund të përfitojmë më shumë, duke qënë bashkë, kostot e produktit dalin më të ulëta” tha Kodheli.
Në mbyllje të takimit me fermerët, Kodheli shprehu mirënjohjen e saj për punën e tyre dhe ritheksoi edhe njëherë rëndësinë e fermerëve në ekonominë e vendit ku tha: “Ju jeni baza e ekonomisë, jeni ata që mbani frymën e shtetit, jeni ata që shteti duhet t’ju rrijë gati tu.”
Në vijim të takimeve të saj në zonën e Tropojës, Kodheli zhvilloi një takim edhe me banorët e fshatit Cernicë.
Gjatë bisedës me ta Kodheli u njoh me problemet që ky fshat ka me pronësinë e tokës, për të cilën u angazhua se do të interesohej për t’i dhënë zgjidhje.
Ajo gjithashtu premtoi rritjen e nivelit të përfaqësimit të këtij fshati në administratën publike, dhe u shpreh e bindur se më 25 qershor Partia Socialiste do të fitojë dy deputetë në qarkun e Kukësit dhe do të qeverisë e vetme në 4 vitet e ardhshme.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com