Tropojë - Vladimir Rama, 46 vjeç ka rënë në prangat e policisë së Tropojës.

46-vjeçari banues në fshatin Fierzë është dënuar me 6 vite burg në Itali për marrëdhënie seksuale me dhunë.

I arrestuari pritet të ekstradohet drejt vendit fqinj.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Alert”, si rezultat i të cilit u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi:            

Vladimir Rama, 46 vjeç, banues në fshatin Fierzë, Tropojë.  

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Triestes, Itali, e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë”.

Interpol Tirana do të kryejë procedurat në bashkëpunim me Interpol Romën, për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.