TROPOJË-Arrestohet nga policia, Gjyle Hajdaraj 57 vjeçe. Ajo ishte në kërkim, pasi është dënuar nga gjykata me 15 vite burg me akuzën e trafikut të personave në Kosovë me qëllim shfrytëzimi për prostitucion.
Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda me vendim Nr.87, datë 06.09.2016, ka lenë në fuqi vendimin Nr.78, datë 01.06.2016, të Gjykatës së Shkallës Parë për Krimet e Rënda e cila e ka dënuar me 15 vjet burg për veprën penale "Trafikimi i personave".
Gjyle Hajdaraj bashkë me një tjetër person u dënua, pasi ka trafikuar në Kosovë një 24-vjeçare nga Tropoja e cila punonte si kamariere dhe prostitutë në disa lokale në Kosovë.
Kështu gjykatat e faktit kanë pranuar se B. L., viktimë e veprës penale të trafikimit të personit të rritur, është rekrutuar, transportuar dhe transferuar me qëllim shfrytëzimi për prostitucion nga të pandehurit Gjocaj dhe Hajdaraj, të cilët në realizim të veprimeve të tyre kriminale kanë përfituar nga gjendja shoqërore vulnerabël e viktimës. Pikërisht sepse viktima, në një vulnerabilitet të qartë shoqëror, e papunë dhe e keqshkolluar, duke mos përfunduar edhe arsimin e detyrueshëm shkollor atë 9-vjeçar, dhe për këtë qartësisht e ekspozuar ndaj joshjeve për punësim, e kanë përdorur dy të pandehurit në rekrutimin e saj, po nga të dy të pandehurit është transferuar dhe transportuar në shtetin e Kosovës duke u shfrytëzuar në atë shtet për prostitucion, nën maskimin e punësuar si kamariere.
Pjesë nga vendimi i Gjykatës së Apelit për të arrestuarën
Komente









