TROPOJË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tropojë në fshatin Kepenek. Një 20-vjeçar është vrarë me armë zjarri sipas policisë aksidentalisht nga një 38-vjeçar i cili kishte dalër për gjah.
Policia bën me dije se ishte informuar se në fshatin Kepenek, kishte humbur jetën E. H., 20 vjeç, banues në Tropojë, si pasojë e plagëve të shkaktuara nga armë zjarri.
Pas hetimeve ka rezultuar se G. N., gjatë gjuetisë, dyshohet se aksidentalisht ka qëlluar me armë zjarri, E. H., i cili për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën, në një sipërfaqe pyjore, në vendin e quajtur “Përroi i Kepenekut”.
Gjatë kontrollit në zonë është gjetur dhe është sekuestruar 1 armë zjarri pushkë gjysmë automatike dhe municion luftarak. Policia shoqëroi në komisariat për veprime të mëtejshme, shtetasin G. N., 38 vjeç, banues në fshatin Viçidol, Tropojë dhe në përfundim të veprimeve të para u bë arrestimi i tij.
Në drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Kushrini saliut vetem me vra din ata, nuk kan sy nball me pa.
PërgjigjuMe granata e mitraloz te dalesh heres tjeter or teeeejjjjj
PërgjigjuPlaseni ne burg se nuk dilet me KALLASHNIKOV per gjueti!
Përgjigju