Dëshironi të tërhiqni vëmendjen e dikujt dhe të dërgoni sinjale se jeni të interesuar për të.
‘Bright Side’, ju jep disa sugjerime dhe fakte psikologjike që mund të bëjnë dikë t’ju pëlqejë menjëherë.
1. Tregojini se e pëlqeni
Nëse i tregoni dikujt se e pëlqeni, atëherë keni gjasa të merrni mbrapsht të njëjtën ndjenjë. Kjo ndodh sepse njerëzit ndjejnë mbështetje dhe ngrohtësi nga partneri i tyre, si dhe ndihen të vlerësuar.
2. Mësoni të kërkoni falje
Sipas studimeve, të kërkoni falje është një metodë e mirë për të rritur besimin e dikujt ndaj teje. Tregoni se jeni të kuptueshëm dhe bëhuni pjesë e eksperiencës së tyre.
3. Silluni si një majmun
Kjo ka të bëje me imitimin e gjesteve, mimikave të fyturës apo lëvizjeve të trupit. Kjo metodë quhet ‘pasqyrimi’ dhe funksionon në të gjitha rastet.
4. Ndani një sekret
Kur ndani një sekret me një person, kjo do të thotë se ato ndihen më afër me ju. Në këtë mënyrë ato krijojnë besim dhe janë gati të ndjajnë sekretet e tyre me ju.
5. Fokusohuni vetëm tek ata
Fokusohuni tek nevojat e atij personi, besimet, nevojat, dëshirat apo perceptimi i tyre për jetën. Harroni për një moment nevojat tuaja dhe tregoni interes tek partneri, pasi rezultatet do të jenë të mahnitshme.