Trukimet, Etika: Në hetim vendoset
edhe ndeshja Elbasani-Skënderbeu

Trukimet, Etika: Në hetim vendoset<br />edhe ndeshja Elbasani-Skënderbeu
Pothuajse e gjithë java e 19-të e kampionatit shqiptar ët futbollit është vendosur në hetim nga Komisioni i Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit. Pas ndeshjeve Flamurtari – Teuta, Laçi-Partizani, Vllaznia-Kukësi është vendosur në hetim edhe sfida tjetër Elbasani-Skënderbeu.

Lajmin e ka konfirmuar vetë komisioni i Etikës që është mbledhur përsëri të mërkurën në FSHF, sikur kishte paralajmëruar. Por Etika më parë kishte lajmëruar se do ë merrte në pyetje zyrtarë të Partizanit, Laçit, Vllaznisë, Kukësit dhe arbitrat me delegatët, por asnjëri nga zyrtarët nuk është paraqitur.

Deklarata e plotë
Eshte mbledhur perseri sot, ne oren 14:00 ne Federaten Shqiptare te Futbollit, Komisioni i Etikes. Ai ka vazhduar hetimin ne lidhje me ndeshjet e dyshuara si te trukuara ne futbollin shqiptar. Komisioni vazhdoi punen me pyetjet e deshmitareve dhe shqyrtimin e fakteve.

Per shkak te mosparaqitjes se deshmitareve, per shkaqe pune, Komisioni i Etikes, vendosi, qe te rimblidhet perseri  te henen me 9 shkurt ne ora14:00. Gjithashtu ai ka vendosur te perfshije ne hetim ne kete mbledhje dhe ndeshjen e Superliges, Elbasani-Skenderbeu.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

DW: ‘Korridori 8’ në Ballkan, pengesë mëritë e vjetra

DW: ‘Korridori 8’ në Ballkan, pengesë mëritë e vjetra